Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ja çfarë ndikimi kanë kikirikët në shëndetin e njeriut

$
0
0

peanuts-300x202Kikirikët kanë një sërë efektesh të dobishme për shëndetin e njeriut. Ndoshta nuk e dini, por ata janë antioksidantë më të mëdhenj se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe shumë më të pasur se mollët, karotat apo panxhari.

Ata përmbajnë një sasi të madhe proteinash, çka i bën një ushqim të mjaft të preferuar nga perosonat që merren me “bodybulding” ose ata që janë nënpeshë.

Kikirikët janë një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën kur ka mungesë oksigjeni. Kikirikët pa kripë ndihmojnë gjithashtu arteriet e zemrës.

Përmbajtja e naicinës ndihmon në shërimin e qelizave te dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës. Ata përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ul ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Frutat e thata janë të pasur gjithashtu me hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.

Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave. Ato përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Kikirikët ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore. Prindërit për vite me radhë e kanë shmangur kikirikun nga dieta e fëmijëve, pasi i trembeshin alergjive.

Megjithatë një studim i ri nxjerr në pah faktin se konsumi i tyre zhvillon imunitet ndaj përbërësit që shkakton reaksion.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522