Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Konsumimi i pijeve të nxehta shkakton kancer

$
0
0

kafeSipas Agjencisë së “Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kërkime mbi kancerin”, konsumimi i pijeve shumë të nxehta mund të shkaktojnë kancer të egzofagut.

Pra, kur konsumojmë një pije të nxehtë mbi 65 gradë celsius, jemi më të ekspozuar ndaj kancerit.

Megjithatë përfaqësuesit e Organizatës janë shprehur se, nëse pijet konsumohen në temperaturë normale, nuk përbën asnjë rrezik dhe se konsumimi i kafes në vetvete mbron njerëzit nga lloje të caktuara të sëmundjes në mitër apo kancer të mëlçisë.

Mesa duket, fajin e ka temperatura dhe jo kafja apo pijet e ndryshme që konsumojmë. Christopher Wild, Drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të “OBSH-së për Kërkime mbi kancerin” ka thënë : “Agjencia ka shqyrtuar më shumë se 1.000 studime shkencore, pirja e pijeve shumë të nxehta në mbi 65 gradë ,është klasifikuar si kancerogjene për njerëzit, duke theksuar edhe rrezikun e pijeve të nxehta që serviren në gota metalike”. /tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522