Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Foto: Rama tregon “Rilindjen” spitalore në Tiranë dhe Vlorë

$
0
0

vlore“Një tjetër hap në rrugën e Rilindjes së shēndetësisë, çelet në QSUT spitali i ri ditor për pacientët me kancer”, ka qenë ky postimi i Edi Ramës në rrjetet sociale, shoqëruar me disa foto nga investimi modern në kryeqytet.

Ndërkohë, kryeministri ka qenë edhe në Vlorë.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së shëndetësisë. U çel në Vlorë, Qendra e parë moderne e Hemodializës në shërbimin publik shëndetësor. Pacientët në nevojë për këtë shërbim jetik tre herë në javë, deri dje ishin të detyruar të merrnin rrugën të shoqëruar nga një anëtar i familjes për ta bërë dializën edhe gjatë turnit të tretë në Tiranë ose Fier. Jeta e tyre dhe e familjarëve ishte një ferr i përjavshëm që tanimë e kanë lënë pas krahëve. Më tej ky rrjet qendrash moderne do të shtrihet në Korçë, Shkodër, Lezhë e hap pas hapi me shpejtësi, në të gjithë Shqipërinë. Deri dje paguheshin nga shteti 90 euro për seancë e për një shërbim shumë më të dobët, me tre turne, larg vendbanimit të këtyre qindra njerëzve e familjeve me këtë hall të madh mbi kokë”, shkruan Rama.

Më poshtë fotot.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles