Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Fëmijët me autizëm mund të dallohen nga nuhatja

$
0
0

autizemMënyra se si fëmijët nuhasin aromat e ndryshme mund të jetë baza e një testi për autizmin, raporton BBC.

Ky është rezultati i një studimi të kryer në Izrael.

Njerëzit kalojnë më shumë kohë duke nuhatur aromën e një buqete me trëndafila sesa erën e keqe të peshkut të prishur.

Por për fëmijët me autizëm duket se nuk ka ndryshim.

Studimi u krye me 36 fëmijë me autizëm nga Institutin e Shkencës Weizmann në Izrael.

Fëmijëve u vendoseshin poshtë hundës dy tuba me aroma të ndryshme, një me aromë shampoje dhe një tjetër me erë peshku të prishur.

Nuhatja e fëmijëve me autizëm nuk ndryshonte në të dy rastet.

Rezultati, për studiesit, është befasues.

Sa më të rënda simptomat e autizmit, aq më gjatë thithin fëmijët erën e keqe.

Sa më herët që të diagnostikohet një fëmijë me autizëm, aq më e lehtë është të përmirësohet gjendja e tij përmes ndërhyrjes në sjellje dhe edukim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522