Një person i bardhë, që mori një mëlçi të re nga një donator afro-amerikan, thotë se lëkura ka nisur t’i bëhet e zezë që prej operacionit.
Semen Gendler kishte nevojë urgjente për mëlçi pasi u diagnostikua me hepatit C dhe kancer.
Mjekët i thanë se e vetmja shpresë për 65-vjeçari ishte një transplant mëlçie.
Rusi arriti të gjejë një mundësi për donacion mëlçie dhe fluturoi në SHBA për operacionin.
“Për fat mund të përballoja koston e operacionit prej 500 mijë dollarësh”.
Atij i thanë se kishte marrë mëlçinë e një 38-vjeçari.
Por ngadalë, pas operacionit, nisi të ndërronte ngjyrën e lëkurës.
Mjekët ende nuk e kanë një shpjegim se përse po ndodh kjo.