Kundër tumoreve të rralla, “ilaç” nga deti
Trabektadina është efikase kundër tumoreve të rralla që godasin pjesë të ndryshme të trupit. Funksionon pothuajse si kimioterapia, por është më pak toksike. Ky ilaç lind nga një substancë me orgjinë nga deti, molusqet që jetojnë në detin e Karaibeve. Trabektadina është një molekulë me aktivitet antitumoral, e cila është efikase kundër kancerit të mitrës si dhe kundër tumoreve të rralla të cilat prekin më së shumti muskujt, enët e gjakut, indin dhjamor. Efektet e këtij ilaçi janë bërë publike gjatë kongresit të Shoqatës Europiane të Onkologjisë mbajtur në Kopenhagën, (Danimarkë). Studim i cili evidenton veçanërisht efikasitetin e saj në luftën kundër patologjive malinje te të rinjtë. Trabektadina është një përbërës natyral i cili është në gjendje të vrasë qelizat malinje dhe të bllokojë përhapjen e tyre duke ndërvepruar me ADN-në e tyre, duke bllokuar sistemin e riparimit të qelizave të kancerit dhe kështu duke nxitur vdekjen e programuar të këtyre qelizave. Gjatë këtij kongresi janë prezantuar të dhënat e një studimi ndërkombëtar zhvilluar te 287 pacientë, nga ku evidentohet se kimioterapia tradicionale është efikase në 80% të rasteve me sarkomë të indeve të buta (kancerit të kockave), ndërsa trajtimi me trabektadinë ka efikasitet më të lartë, veçanërisht te këto lloj rastesh. “Studimi tregon efektivitetin e kimioterapisë standarde në krahasim me një qasje të re terapeutike bërë me ilaçe më moderne dhe që kanë në shënjestër disa nëntipe të ndryshme të tumoreve të rralla – shpjegon Alessandro Gronchi, anëtar i Task Forcës së ESMO (Shoqatës Europiane të Onkologjisë). Ai thotë se “trabektadina, megjithatë, arrin të njëjtat përfitime terapeutike si të kimioterapisë, por me më pak toksicitet sepse për shembull nuk ul prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe flokët nuk bien”. Janë jo pak por rreth 50 nëntipe të ndryshme tumoresh. Sarkomat e indeve të buta apo siç njihet kanceri i kockave, është një lloj shumë i përhapur kanceri (dhe ndahen në 50 nëntipe të ndryshme) dhe mund të shfaqen në organe të ndryshme të trupit, te gjymtyrët, në gjoks, mitër, muskuj etj. Janë sëmundje të rralla të cilat edhe pse kanë një përqindje të ulët, janë të pranishme më së shumti te fëmijët dhe adoleshentët. Terapia me bazë trabektadinën është miratuar në më shumë se 75 vende të botës (në Evropë që nga viti 2007) për trajtimin e sarkomave të indeve të buta në një fazë të avancuar, pas dështimit të terapisë standarde me kimioterapi.
Bojërat me plumb, helmi që vret
Plumbi i pranishëm në bojëra është i dëmshëm për të gjithë dhe dëmton trurin, veshkat, mëlçinë, gjakun dhe sistemin riprodhues. Veçanërisht te fëmijët e vegjël, pasi ata janë më të ndjeshmit. Sistemi i tyre nervor është ende në zhvillim dhe ata absorbojnë 4-5 herë më shumë se të rriturit, çka mund të shkaktojë paaftësi intelektuale, ecuri të pakënaqshme, si dhe probleme të sjelljes. Te të rriturit ekspozimi ndaj plumbit rrit riskun e sëmundjeve ishemike të zemrës dhe goditjeve në tru. Ndërsa te gratë shtatzëna ekspozimi ndaj plumbit dëmton shumë organe, gjithashtu ndikon negativisht te fetusi. Mirëpo ekspozimet ndaj plumbit mund të vijë përmes frymëmarrjes së grimcave që çlirohen nga industria ose riciklimi, gëlltitja e dheut ose pluhurit të ndotur nga boja me plumb e degraduar. Veçanërisht kur fëmijët luajnë përtokë dhe fusin lodrat ose gishtat në gojë, ushqimit ose ujit të ndotur me plumb.
Boronicat nuk luftojnë infeksionet urinare
Boronicat nuk janë kaq shumë efikase për të reduktuar infeksionet e rrugëve urinare (ndër më kryesoret cistet), sikundër mendohej deri tani. Ky është rezultati i një studimi të fundit zhvilluar nga studiues të “Yale School of Medicine”, në Konektikat, SHBA, publikuar revistën “Jama”. Studiuesit morën në shqyrtim kategori veçanërisht të rrezikuara, sikundër janë gratë e moshuara, te të cilat infeksionet urinare janë edhe më të shpeshta. Një grup prej 185 femrash, të përzgjedhura në mënyrë rastësore iu janë dhënë një herë në javë dy kapsula me bazë antioksidant të pranishëm në boronicë, sasi e barabartë me gjysmë litri lëng boronice dhe një grup tjetër iu nënshtrua efektit placebo. Nga 185 pjesëmarrëse në studim, 147 prej tyre kanë zbatuar trajtimin pikë për pikë, gati 80%. Duke marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm, rezultatet treguan se nuk ka pasur një ndryshim të madh mes grupit që kishte marrë kapsula me substancë antioksidantët e boronicës dhe grupit të kontrolluar, bazuar në praninë e baktereve dhe qelizave të bardha të gjakut në urinë, të treguesve të mundshëm të infeksionit ishin (29.1 për qind kundrejt 29 për qind). As nuk kishte ndryshime në numrin e infeksioneve të traktit urinar që janë manifestuar në një vit (10 raste në krahasim me 12), si dhe në numrin e shtrimeve në spital.
1 në 6 në rrezik për iktus
Çdo dy sekonda në botë një person goditet nga iktusi dhe një në gjashtë persona ka rrezik të pësojë një herë në jetë këtë goditje. E megjithatë iktus, që çdo vit në botë prek 17 milionë njerëz, duke vrarë 6 milionë mund të hetohet, parandalohet, diagnostikohet dhe kurohet. Iktusi apo goditjet në tru janë sëmundje cerebrovaskulare, pasi goditja në tru është ekuivalente e një goditjeje në zemër, dhe është vendi ku rrjedhja e gjakut në tru është bllokuar ose ndërprerë. Pjesa e prekur e trurit është e privuar nga oksigjeni dhe ushqyesit që çojnë në vdekjen e qelizave. Ka dy lloje goditjesh, goditja hemorragjike dhe goditja ishemike. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në fakt kjo sëmundje është përgjegjëse për më shumë vdekje, se sa vdekjet të marra së bashku, që i atribuohen AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries. Këto tri sëmundje janë vendosur si pika referimi për avokati të suksesshme në publik, si dhe për kapjen e vëmendjes së mediave në botë dhe në mënyrë të vazhdueshme kanë provokuar veprimin e liderëve, qeverive dhe shoqërisë civile. Një vëmendje po kaq e madhe i duhet dhënë edhe insulteve cerebrale. Kjo sëmundje nuk njeh kufij. Vende të ndryshme, nuk mund ta përballojnë të izoluara dhe pa bashkëpunuar me njëra-tjetrën sfidat e kësaj sëmundjeje.
Te diabetikët, kujdes me sasinë e ushqimeve
Për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak afër normales duhet të ekuilibroni ushqimin që konsumoni me insulinën që prodhon trupi juaj ose që merr me anë të injeksioneve të insulinës dhe me aktivitetin tuaj fizik. Ky ekuilibër mund të arrihet falë kontrollit sistematik të nivelit të sheqerit në gjak. Duke pasur gliceminë në nivele normale, ju ndihmon të ndiheni më mirë dhe parandalon ose ul rrezikun për ndërlikimet që pasojnë diabetin. Është shumë e rëndësishme të konsumojmë të njëjtën sasi ushqimi në të njëjtën orë çdo ditë. Pavarësisht nga niveli i glukozës në gjak, mundohuni të mos kapërceni vaktet. Kapërcimi i vakteve mund të çojë në ulje të glukozës në gjak. Shëndeti ynë i mirë varet nga konsumimi i ushqimeve të shumëllojshme që përmbajnë sasinë e duhur të karbohidrateve (sheqernave), proteinave, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe ujit. Sasitë do të përcaktohen nga sasia e kalorive që nevojiten, e cila varet nga pesha e trupit tuaj, mosha, dhe aktiviteti fizik. Mos i kufizoni kaloritë në përpjekje për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak. Duhet nxitur marrja e një ushqimi të shëndetshëm dhe të bëhet aktivitet fizik sistematikisht. Karbohidratet, proteinat dhe yndyrat gjenden në ushqimin që konsumoni. Ato “furnizojnë” trupin me energji ose ndryshe kalori. Trupi juaj ka nevojë për insulinën për ta përdorur këtë energji. Insulina prodhohet në pankreas. Në rastin e diabetit pankreasi prodhon shumë pak ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose ka mundësi që të kemi rezistencë të rritur ndaj insulinës. Në të dyja rastet, nivelet e glukozës në gjak rriten.