Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

QKEV publikon emrat, ja bluzat e bardha pa kredite

$
0
0

MjekNë fund të secilit cikël 4-vjeçar të programit të certifikimit, QKEV-ja njofton në faqen zyrtare profesionistët për përmbushjen e kërkesave të programit të certifikimit dhe njofton institucionet shëndetësore për statusin e certifikimit të profesionistëve të punësuar në to. Pas kësaj profesionisti ka të drejtë të ankohet pranë QKEV-së për parregullsi në njohjen dhe në regjistrimin e krediteve brenda 30 ditëve nga data e publikimit të rezultateve

Mësymja e konferencave për të plotësuar kreditet nga bluzat e bardha përgjatë ciklit të parë të certifikimit mesa duket po përsëritet edhe në ciklin e dytë. I njëjti indiferentizëm kundrejt edukimit në vazhdim vijon edhe në ciklin e dytë të certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë. Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar listën e mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve të cilët rezultojnë me kredite të plotësuara për ciklin e parë, po kështu edhe sasinë e krediteve në vitin e parë të ciklit të dytë të certifikimit. Sipas të dhënave të QKEV-së rezulton se rreth 8283 mjekë, farmacistë dhe stomatologë kanë mbyllur detyrimet në ciklin e parë. Ndërsa për ciklin e dytë, në vetëm vitin e parë të tij pothuajse të gjithë profesionistët e shëndetësisë kanë nivel minimal të krediteve te mbledhura. Kështu, sipas QKEV-së rreth 3848 mjekë kanë mbyllur 2015-n me detyrime minimale. Interes minimal kanë shprehur edhe farmacistët, prej të cilëve vetëm 1883 rezultojnë me kredite minimale, si dhe 1807 stomatologëve rezultojnë gjithashtu me nivel minimal të krediteve.

QKEV

Vetëm pak kohë më parë, drejtoresha e QKEV-së, znj. Entela Shehu në një intervistë për “Mapo” shprehej se mjekët rendin pas plotësimit të krediteve vetëm në rast mbarimit të licencës, kryesore për ushtrimin e profesionit. Ndonëse lista e profesionistëve që nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit iu dërgohet të gjitha institucioneve shëndetësore. Drejtoritë e spitaleve dhe drejtoritë e shëndetit publik nëpër rrethe i kanë marrë këto. Po kështu janë në dijeni të këtyre listave edhe urdhrat e profesionistëve. Problem janë institucionet shëndetësore private, të cilat ne nuk i kontrollojmë dot. Nga ana tjetër këtë listë e posedon edhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pasi ata kanë detyrim të monitorojnë dhe kontrollojnë këto institucione. Mekanizmi që ka funksionuar është rinovimi i licencës, ata detyrohen të rinovojnë licencën një herë në 5 vjet, ata duhet të paraqesin edhe vërtetimin e marrjes së krediteve, kështu që shumica e tyre janë ata që duan të ushtrojnë profesionin.

Certifikimi

Profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit janë: mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët dhe infermierët e mamitë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ofrojnë shërbime shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore. Nuk përfshihen në program profesionistët që punojnë në administratë. Ata profesionistë, të cilët dalin në pension brenda periudhës 4-vjeçare të ciklit dhe që nuk do të vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre në sektorin privat, përjashtohen nga detyrimet e programit të certifikimit për atë cikël. Profesionistët, të cilët gjatë një viti kalendarik të ciklit të programit ndërpresin punën për një periudhë 4-mujore ose edhe më gjatë, përjashtohen nga kërkesat e programit për atë vit kalendarik. Programi i certifikimit për profesionistët e shëndetësisë është i organizuar në cikle 4-vjeçare, brenda të cilave profesionistët e shëndetësisë duhet të përmbushin kriteret.

Numri i krediteve të kërkuara

Brenda një cikli 4-vjeçar, mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatologët dhe farmacistët e ndihmësfarmacistët 60 kredite, ndërsa infermierët e mamitë 40 kredite. Numri i nevojshëm i krediteve të edukimit në vazhdim, që një profesionist i përfshirë në programin e certifikimit duhet të mbledhë sipas kategorive të aktiviteteve. Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në vazhdim, të lidhura drejtpërdrejt me specialitetin e profesionistit duhet të përbëjnë të paktën 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti. Kredite të përfituara nga aktivitete të edukimit në distancë duhet të përbëjnë jo më shumë se 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara. Kreditet e përfituara nga aktivitete të vetëraportuara të përllogariten deri në 20% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti. Numri vjetor minimal i detyrueshëm i krediteve të edukimit në vazhdim për mjekët është 10 kredite, për farmacistët, ndihmësfarmacistët dhe stomatologët 5 kredite. Pjesa tjetër e krediteve të nevojshme përcaktohet nga zgjedhja e lirë e profesionistit, në bazë të nevojave individuale. Në fund të ciklit 4-vjeçar të certifikimit, përveç numrit të krediteve të kërkuara, profesionistët duhet të marrin 10 kredite përmes një testi vetëvlerësimi. Ky test kryhet online dhe lidhet me specialitetin e profesionistit. Ministria e Shëndetësisë harton rregulloren për zhvillimin e testit dhe është përgjegjëse për administrimin e tij. Në përmbushje të kritereve, profesionisti vlerësohet se ka kryer procesin e certifikimit dhe pajiset me vërtetimin përkatës.

Ankimi

Në fund të secilit cikël 4-vjeçar të programit të certifikimit, QKEV-ja njofton në faqen zyrtare profesionistët për përmbushjen e kërkesave të programit të certifikimit dhe njofton institucionet shëndetësore për statusin e certifikimit të profesionistëve të punësuar në to. Pas kësaj profesionisti ka të drejtë të ankohet pranë QKEV-së për parregullsi në njohjen dhe në regjistrimin e krediteve brenda 30 ditëve nga data e publikimit të rezultateve. Në rastet kur pretendimet e profesionistit për parregullsinë njohjen dhe regjistrimin e krediteve nga QKEV-ja nuk zgjidhen nga kjo e fundit, atëherë profesionisti ka të drejtë të ankohet pranë Bordit të Edukimit të Vazhdueshëm brenda 30 ditëve nga data e njoftimit nga QKEV-ja, që ankesa e tij nuk është marrë parasysh. Profesionistët e shëndetësisë, të cilët nuk plotësojnë programin e certifikimit sipas përcaktimeve të bëra në këtë projektvendim, i nënshtrohen provimit të certifikimit. Provimi i certifikimit organizohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe Ministria e Shëndetësisë, sipas modaliteteve të përcaktuara në rregulloren për organizimin e provimit të certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë, e cila miratohet nga Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm.

Box

Profesionistët që kanë kryer detyrimin për ciklin e parë-8283 (mjekë, farmacistë, stomatologë)

Mjekët me detyrim të pakryer për 2015

Mjekë me detyrim minimal të kryer për vitin 2015 janë 3848

Farmacistë me detyrim minimal të kryer për vitin 2015 janë 1883

Stomatologë me detyrim minimal të kryer për vitin 2015 janë 1807

 

Programi i ri i certifikimit, ndryshimet:

-Programi i ri i certifikimit të profesionistëve shëndetësisë në ndryshim nga i pari është katërvjeçar;

-Programi i certifikimit përfshin tashmë dhe infermierët, mamitë dhe ndihmësfarmacistët;

-Mjekët duhet të marrin 120 kredite, farmacistët, ndihmësfarmacistët dhe stomatologët 60 kredite, ndërsa infermierët dhe mamitë 40 kredite;

-Risi të tjera janë vendosja e numrit vjetor minimal të detyrueshëm të krediteve dhe futja e testit të vetëvlerësimit që do të kryhet online dhe lidhet me specialitetin e profesionistit;

-Kreditet e përfituara nga aktivitetet e edukimit në vazhdim me temë të lidhur drejtpërdrejt me specialitetin e profesionistit duhet të përbëjnë të paktën 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve; kreditet e përfituara nga aktivitetet e edukimit në distancë duhet të përbëjnë jo më shumë se 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara dhe kreditet e përfituara nga aktivitetet e vetëraportuara mund të përllogariten deri në 20% të numrit të përgjithshëm të krediteve të marra nga profesionisti. Pjesa tjetër e krediteve të nevojshme përcaktohet nga zgjedhja e lirë e profesionistit, në bazë të nevojave individuale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522