Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Kultura pikante e ‘arit të kuq’ të tryezës

$
0
0

auto_20161222200623050_914041482586543

Një nga traditat e kuzhinës kineze është speci djegës, madje shumë kinezë hedhin poshtë teorinë se ai e ka origjinën nga Amerika Latine.

Kina është prodhuesi dhe konsumuesi më i madh i specit djegës, me një rritje prej 50- 60 milionë ton, ose 46 % të prodhimit botëror të tij.

Sipas historiografisë përdorimi i specit djegës nga njerëzit ka nisur para 10 mijë vjetësh, por zyrtarisht njihet sjellja e farave të specit djegës nga Kolombi në shekullin e 15-të nga Toka e Re në Europë, që shënoi më pas dhe turin e tyre në mbarë botën. Speci djegës arriti në Kinë nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit, ose nëpërmjet Rrugës Detare të Mëndafshit, nga Ngushtica e Malagës në Spanjë në jug të Kinës, shkruan CRI.

Përdorimi i kësaj bime të kuqe shënoi një ndryshim rrënjësor në kuzhinën kineze.

Nëse i referohemi një artikulli të historianit kinez Ho Ping, botuar në vitin 1955 me titull “Hyrja e bimëve amerikane në Kinë”, mësojmë se në mesin e shekullit të 16-të me karvanët e tregtarëve që udhëtonin nga Lumi Gang, në Mianmar e deri në Perëndim të Kinës mbërriti speci djegës në Sichuan të provincës Hunan.

Para arritjes në Kinë, speci djegës kishte hyrë në Europë dhe japoni, por ende nuk dokumentohet koha e saktë të mbërritjes së bimës djegëse në Kinë. Ka shkrime që dokumentojnë ekzistencën e specit djegës në Kinë që në kohën e dinastisë Ming.Në vitin 1591 dokumentohen shkrime për specin e kuq dhe njihej me emrin “Fanjiao”.

Por interesant është fakti se specat djegës nuk përdoreshin atëkohë për gatim por si bimë dekorative. Tang Xianzu, një dramaturg dhe shkrimtar I njohur I dinastisë Ming në krijimet e tij shkruante plot admirim për specat e kuq, madje i quante ëmbëlsira e dimrit apo bimë plot hijeshi.

Mendohej se për here të pare në Kinë specat e kuq djegës hynë në provincën Zhejiang, përgjatë brigjeve të Detit Lindor. Një konfirmim për këtë vjet në një document të vitit 1671 ku ndër të tjera shkruhet se ” laqie”, emërtesa për specin e kuq djegës mund të zëvendësojë erëzat kineze të gatimit.

Me shpejtësi speci djegës u përhap në provinca të tjera kineze si Hunan, Guizhou, Hebei dhe Liaoning , të ndjekura më pas nga provincat Shanxi dhe Shandong, në kohën kur në vend sundonte perandori Yongzheng. Më vonë speci I kuq u përhap dhe në provincat Sichuan, Fujian dhe Anhui, gjatë sundimit të perandorit Qianlong për të mbuluar në vitet në vijim gjithë territorin e Kinës.

Kinezët e pëlqyen shumë këtë bimë të kuqe dhe përdorimi i saj u përhap aq sa shumë prej tyre këmbëngulin se ajo e ka vendlindjen në Kinë. Madje përhapja e specit të kuq mund të vërtetohet fare thjeshtë nëse i referohemi shifrave, pasi vetëm në vitin 2002, në Kinë numëroheshin 2,119 lloje speci djegës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522