Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila vendosi të shtyjë datën e fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend, qeveria vijon masat parandaluese duke vendosur edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
“Si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend dhe në përgjigje të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet dhe institucionet arsimore në vend mbyllen për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017. Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor”- thuhet në njoftimin e qeverisë.
Në vijim të këtyre masave, është parashikuar që çerdhet, kopshtet dhe shkollat 9-vjeçare e të mesme, të qëndrojnë mbyllur deri më 9 janar, kur edhe pritet të rifillojë procesi mësimor.
“Mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe shkollave është parashikuar deri në 9 janar. Mbyllja e kopshteve dhe shkollave përfshin si institucionet publike, ashtu edhe ato private. Vendimi është marrë për shkak të situatës së rënduar nga virusi i gripit. Synojmë të shmangim gripin, ndaj u vendos mbyllja e kopshteve dhe shkollave deri në 9 janar”, thuhet në njoftimin e MAS.