Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ndjeni nevojën për të urinuar gjatë seksit? Ja çfarë po ndodh me ju…

$
0
0

a-urinoni-para-seksit-edhe-ju-ja-p-euml-rse-nuk-do-t-euml-duhej-ta-b-euml-nit-k-euml-t-euml_hd-780x439Jeni në mes të aktit seksual dhe papritmas ndjeni nevojën për të urinuar? Jeni duke pasur ndjenja të shkëlqyera gjatë seksit dhe nuk dëshironi të ndaloni dhe të shkoni në tualet – jeni duke u kënaqur me vetveten, nuk dëshironi ta prishni këtë moment?? Por, hmm… gjithashtu nuk dëshironi ta urinoni shtratin?

Pra ndaleni, shkoni në tualet dhe urinoni. Kur ktheheni merr prapë kohë për t’i rifilluar ato ndjenja të mahnitshme që ishit duke i përjetuar dhe njëkohësisht e fajësoni fshikëzën që po ngatërrohet me kënaqësinë tuaj.

Seksi me penetrim mund të përfundojë duke i bërë presion fshikëz, e cila gjendet menjëherë prapa vaginës. Nëse fshikëza ka lëngje brenda, atëherë ky presion do t’ju bëj ta ndjeni nevojën për të urinuar.

Mjekët tregojnë se, disa pozicione të seksit mund t’i intensifikojnë këto ndjenja, si p.sh. “pozicioni i qenit”.

Por, gjërat vetëm sa vijnë e bëhen më konfuze. Ndonjëherë, nevoja për të urinuar gjatë seksit nuk ka të bëjë fare me fshikëzën.

Nëse mashkulli është duke e stimuluar siç duhet pikën G dhe kjo mund t’ju krijojë ndjenja të nevojës për të urinuar për shkak të lëngjeve që gjenden rreth pikës G, atëherë jeni duke përjetuar orgazëm.

Kjo mund të jetë pak e bezdisshme me të vërtetë, pasi s’mund ta dini nëse keni urinuar apo thjesht sa keni përjetuar orgazmën më të mahnitshme ndonjëherë.

Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë është të urinoni para seksit, sepse kësisoj do të relaksoheni dhe kur e keni ndjenjën për të urinuar do ta dini se është ndjenja e orgazmës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles