Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Beqaj jep alarmin: Situata nga epidemia e gripit mund përkeqësohet!

$
0
0

beqaj1_1Epidemia e gripit qe ka përfshire te gjithë vendin është vetëm ne fillimet e saj. Situata pritet te përkeqësohet duke prekur te tjerë persona. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ne nje interviste per Vizion Plus nuk përjashton mundësinë e nje tjetër pezullimi ne shkolla.

Megjithatë Beqaj deklaron se  ky vendim do te merret ne varësi te situatës gripale. Ministri i Shëndetësisë thekson se, kjo nuk është nje gjendje e jashtëzakonshme, pasi me te tilla epidemi vendi është përballur edhe vite me pare.

Pas mbylljes se shkollave qe ndodh per here te pare ne nje epidemi gripale, ministri i shëndetësisë ka firmosur nje tjetër urdhër per përballimin e situatës. Mjeket e qendrave shëndetësore ne gjithë vendin do te jene ne pune edhe te dielave.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur shpërndarjen e 93 mije dozave te vaksinave, e cila do te aplikohet falas per popullatën. Por a jep efekte vaksina ne pikun e epidemisë? Mbi 16 mije raste ne jave raportohen te prekur nga gripi.

Vetëm në qendrat shëndetësore te Tiranës raportohen rreth 600 vizita ne dite, kryesisht fëmije. Specialistet dhe mjeket infeskioniste i bëjnë apel popullatës te respektojnë masat për parandalimin e virusit te gripit.

Sipas Institutit te Shëndetit Publik deri tani nuk raportohen raste te renda dhe as viktima nga gripi i tipi A, qe ka përfshire te gjithë Europen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles