Pas epidemisë gripale që ka përfshirë pothuajse pjesën më të madhe të vendit, Shërbimet e Spitalit të Senatorimit kanë ndërprerë operacionet dhe janë në gatishmëri të plotë për të pritur qytetarët e prekur nga gripi të cilët kanë nevojë për ndihëm mjekësore. Shefja e shërbimit të pneumologjisë numër 2, Silvana Bala, shprehet se numri i të prekurve në 48 orët e fundit është 3 herë më i lartë se ditët normale.
“Personeli mjekësor është në gatishmëri të plotë për urgjencat, ndërsa është shtuar numri i mjekëve dhe infermierëve në të tre turnet. Gatishmëria do të zgjasë deri në uljen e fluksit gripal. Gripi është shkaku kryesor i problemave respiratorëe të rënda. Në urgjencën e Sanatoriumit kemi 100 raste në ditë”- ka thënë Silvana Bala.
Sinoptikanët kanë paralajmëruar prej ditësh se një masë e ftohtë me origjinë nga Arktiku do të pushtojë Evropën gradualisht duke përfshirë edhe Shqipërinë, ndërsa në zonat malore temperaturat pritet të zbresin deri në minus 17 grade Celsius. Edhe çerdheve dhe shkollave është shtyrë për shkak të motit të ftohtë dhe gjendjes gripale.