Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Meshkujt me fytyrë të gjerë, kanë tendenca psikopatie

$
0
0

psssShkencëtarët në Universitetin “Johann Wolfgang Goethe” në Frankfurt të Gjermanisë, kanë ardhur në përfundim se, meshkujt që kanë fytyrë të gjerë, kanë prirje apo mund të jenë psikopat.

Sipas hulumtimit, fytyra e gjerë është e lidhur ngushtë me nivelin e lartë të acarimit dhe agresivitetit.

Në studimin e bërë me disa student dhe të burgosur, tek ata që kanë fytyrë të gjerë, është gjetur se kanë shumë “impulsivitet të koncentruar në vetën”.

Impulsiviteti i koncentruar në veten, është një kategori që përfshin “egocentrizmin makiavelian” dhe është një tendencë për të konsideruar vetëm hallet dhe nevojat personale, duke mospërfillur interesant e dikujt tjetër.

Ata po ashtu tregojnë shenja të një “dominimi të patrembur”, si dhe tendencën për t’i fajësuar të tjerët për problemet që kanë.

Sidoqoftë, jo të gjithë meshkujt me fytyrë të gjerë, janë psikopat apo kanë çrregullime mendore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522