Një amerikan kaloi në koma pasi një cigare elektrike i shpërtheu në fytyrë.
James Lauria ishte në pushimin e punës, kur ndezi e-cigaren.
Por ajo i shpërtheu duke i djegur fytyrën, sytë, si dhe duke i krijuar një vrimë në gojë.
Gjashtë javë pas incidentit, ai ka dalë nga koma, por ushqehet vetëm me gjëra të lëngshme dhe mezi flet.
Incidenti po hetohet.
Lauria thotë se kërkoi që kjo gjë të bëhej publike për të paralajmëruar të tjerët.