Konsumoni shpesh fruta dhe perime të freskët. Mos e teproni me përdorimin e pijeve alkoolike dhe konsumin e tepërt të kripës. Mënjanoni ushqimet shtazore të gjalla ose gjysmë të pjekura apo salcat me bazë veze të freskët të papërpunuar, pasi kanë një rrezik të lartë ndotjeje
Te të moshuarit disa sëmundje të veçanta dhe humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojë oreksin. Madje përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve, teksa humbja e dhëmbëve mund të shkaktojë vështirësi në përtypje, çrregullime të ndryshme gastrike apo intensinale mund të sjellin probleme të sistemit të tretjes. Për këtë mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë me ushqim të balancuar për shëndet të mirë dhe forcë.
Ushqyerja
Në parim, për të moshuarit që gëzojnë një shëndet të mirë, vlejnë të njëjtat rekomandime si për të rriturit, pasi ato nga pikëpamja cilësore nuk ndryshojnë nga ato të të rriturve, edhe pse nevojat për energji në këtë moshë ulen, por në një moshë të avancuar është e nevojshme të mbahen parasysh disa aspekte të cilat janë faktorë rreziku për kequshqyerjen e kësaj moshe, si: vetmia, të ardhurat e pakta, invalidët, sëmundjet kronike, depresioni, përdorimi i barnave të ndryshme.
Kalciumi
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të kaliumit dhe presionit të gjakut. Pakësimi i sasisë së natriumit është njëra nga mënyrat që ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Por ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t’ju ndihmojë në uljen e niveleve të larta të tensionit: Shtojini kalium ushqyerjes suaj. Konsumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium, ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë. Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të përpunuara, nëse jeni të interesuar të ulni presionin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunuara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit. Por nga ana tjetër edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut. Shumë njerëz me sëmundje të veshkave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale. Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës e, sidomos, nëse jeni duke u mjekuar nga tensioni i lartë i gjakut.
Këshilla
Shpërndajeni dietën tuaj gjatë gjithë ditës, duke bërë të njëjtat zgjedhje ushqimore të plota dhe me variacione. Pini rregullisht ujë gjatë ditës, deri 1-2 litra në ditë apo 4-6 gota, pa pritur të keni ndjesinë e etjes në trupin tuaj dhe shmangni shtimin e kripës në pjatat e përgatitura. Zgjidhni dhe përgatisni ushqimin duke pasur kujdes në përtypje apo tretje, në veçanti gratë e moshës së tretë duhet të bëjnë kujdes për sigurimin e kalciumit kaq të nevojshëm për to, sidomos pas menopauzës, kur fillon edhe shtimi i humbjes së masës kockore. Ndani vaktet e të ngrënit së bashku me familjarët dhe miqtë.
Kujdes!
Të mundoheni të konsumoni një dietë ushqimore të pasur dhe të ekuilibruar, të mënjanoni konsumimin e pjatave të ftohta, të parapërgatitura kohë më parë apo të ringrohura. Të zgjedhim ushqimet në bazë të përtypjes edhe për të lehtësuar aparatin tretës, që tek i moshuari është më pak eficient. Të përgatitim ushqimet në mënyrë të përshtatshme për konsum, si për shembull, të ngrijmë mishin, të zgjedhim fruta të pjekur mirë apo t’i konsumojmë të qëruara dhe të grira në copa. Të gatuani pjata tip supe, pure, merrni bukë të butë ose zbuteni më ujë apo qumësht. Shmangni vaktet e rënda. Hani mëngjes të plotë që të përmbajë përveç të tjerave edhe qumësht ose kos. Të ruani një peshë trupore të pranueshme, duke kryer një aktivitet motor të mirë dhe duke mos abuzuar me ushqimet e yndyrshme apo ëmbëlsirat. Ulni yndyrat shtazore duke zgjedhur rregullisht peshk dhe mish të bardhë për konsum, pulë, gjel, lepur, por mos e teproni me konsumimin e djathërave, sidomos të staxhionuar. Konsumoni shpesh fruta dhe perime të freskët. Mos e teproni me përdorimin e pijeve alkoolike dhe konsumin e tepërt të kripës. Mënjanoni ushqimet shtazore të gjalla ose gjysmë të pjekura apo salcat me bazë veze të freskët të papërpunuar, pasi kanë një rrezik të lartë ndotjeje.
Somario
– Ulni yndyrat shtazore duke zgjedhur rregullisht peshk dhe mish të bardhë për konsum, pulë, gjel, lepur, por mos e teproni me konsumimin e djathërave, sidomos të staxhionuar
– Hani mëngjes të plotë që të përmbajë përveç të tjerave edhe qumësht ose kos
– Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës e, sidomos, nëse jeni duke u mjekuar nga tensioni i lartë i gjakut.
Meny Kalcium
1 patate e vogël e pjekur 610 mg
220 g kos pa yndyrë 580 mg
1 banane 422 mg
1 filxhan qumësht 380 mg
75 g mish viçi i pjekur, i padhjamë 371 mg
1 filxhan lëng portokalli 355 mg
1 filxhan tërshërë 120 mg