Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

A është ky sekreti për një jetë të gjatë?

$
0
0

Shkencëtarët kanë shpenzuar shekuj për të gjetur një ilaç dhe trajtimin e duhur për një shëndet të mirë dhe vitalitet në moshë të thyer.

Por pavarësisht mrekullive të mjekësisë moderne, akoma nuk është zbuluar sekreti.

Megjithatë, një fis pak i njohur, që jeton në thellësi të xhunglës së Amazonës, mund të jetë çelësi i sekretit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se fisi Tsiname në pyjet e Bolivisë ka zemrat më të shëndetshme në botë.

Thuajse askush nuk ka probleme me arteret në këtë fis, madje edhe ata që janë shumë të moshuar.

“Është e pabesueshme,” thuhet në studimin e publikuar nga revista ‘Lancet’.

Shkencëtarët thonë se bota nuk mund të kthehet tek stili i jetesës i këtij fisi, por shtojnë se disa leksione mund t’i marrim.

Ky fis përbëhet nga rreth 16 mijë banorë.

Stili i tyre i jetesës është i ngjashëm me atë të civilizimit njerëzor përpara mijëra vitesh.

Shkencëtarëve iu deshën disa fluturime dhe lundrime me kanoe për të mbërritur aty.

Ata ushqehen me mish derri të egër dhe disa minj të mëdhenj, peshq të ujërave të ëmbël dhe oriz, patate dhe disa fruta të ngjashme me bananen.

Janë fizikisht shumë aktivë pasi bëjnë mesatarisht 17 mijë hapa në ditë.

Edhe ata që janë mbi 60 vjeç bëjnë së paku 15 mijë hapa.

Mësimi i parë është që të gjithë duhet të ushtrohemi.

Megjithatë shkencëtarët janë habitur pak me dietën e tyre, pasi ajo është e përbërë në shumicë nga karbohidrate, të cilat mendohej se janë të dëmshme.

Por ata konsumojnë shumë pak yndyrna në krahasim me vendet perëndimore.

Ata tymosin shumë pak, por marrin më shpesh infeksione, që në fakt duhet të rrezikojnë zemrën.

Një ide është se disa krimba zorrësh janë të zakonshëm aty dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522