Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Popujt më të shëndetshëm: Italia e para, Shqipëria e …

$
0
0

Kur bie fjala tek jetëgjatësia, Italia është vendi për të jetuar.

Kështu thuhet në Indeksin Botëror të Shëndetit të agjencisë Bloomberg.

Agjencia ka analizuar 163 vende.

Pavarësisht se ekonomia e këtij vendi është në stanjacion prej një dekade dhe 40 përqind e të rinjve janë pa punë, sërish italianët janë në formë më të mirë se amerikanët e britanikët, që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe shëndeti i dobët mendor.

Jo vetëm kaq, por Italia ka edhe mjekë me tepri.

Po ku renditet Shqipëria?

Ajo renditet e fundit në mes të 50 vendeve më të shëndetshme në botë.

Shqipëria është në vendin e 50, Maqedonia në vendin e 44-t, Bosnja në vendin e 42-të, Kroacia në vendin e 35-të dhe Greqia në vendin e 20-të.

Pas Italisë vijnë Islanda, Zvicra, Singapori dhe Australia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522