Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Rekomandime: Fëmijët në parashkollor, çfarë duhet të hanë

$
0
0

Është e rekomanduar që fëmijët të mos fokusohen vetëm në disa zgjedhje monotone, por të mësohen të hanë gjithçka, duke e shpërndarë në disa vakte dietën e tyre pa kapërcyer asnjëherë mëngjesin, duke konsumuar më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij, fruta dhe perime dhe të mos e teprojnë me konsumin e mishit dhe të ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura, sheqerna, kripë dhe pije me gaz

Nga mosha 5 vjeç dhe deri në adoleshencë është një periudhë e ngadaltë, por e vazhdueshme e rritjes dhe zhvillimit. Në këtë periudhë sigurimi i ushqyesve të nevojshëm për rritje te disa fëmijë mund të jetë më i ulët se nivelet e rekomanduara, si p.sh. hekuri, kalciumi, vitamina A dhe D, vitamina C, edhe pse në shumë raste deficiencat janë të ndryshme për fëmijë të ndryshëm.

Vaktet

Vaktet e rregullta dhe ushqimet e shëndetshme duhet të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, por pa marrje të tepërta të energjisë në dietë. Për fëmijët është e vështirë të mbulohen nevojat ushqimore vetëm me tri vakte në ditë. Prandaj është e nevojshme që atyre t’u shtohen edhe dy minivakte të tjera mes vakteve kryesore, me qëllim plotësimin e nevojave të veçanta të kësaj moshe për kalori dhe nutriente, por duke bërë kujdes që këto vakte të jenë të lehta dhe të mos çojnë në uljen e oreksit për vaktin e plotë. Fëmijët duhet të inkurajohen për konsumimin e sasive të mjaftueshme të ushqimeve të pasura me energji dhe nutriente, pa lënë pas dore asnjëherë frutat dhe perimet.

Dietë

Në një dietë të përshtatshme në ndihmë të formimit të indit të ri të rritjes, i rëndësishëm është sigurimi i sasive të nevojshme të proteinave, vitaminave (Vitaminat A, D dhe C) dhe kripërave minerale (veçanërisht kalciumit, hekurit dhe jodit). Një dietë e pasur dhe e shpërndarë në harkun e gjithë ditës garanton mbulesën e këtyre nevojave. Zakonet ushqyese të fituara në fëmijëri zakonisht mbeten edhe në moshë të rritur, prandaj është e rëndësishme t’ju mësojmë këtyre fëmijëve që në moshë të hershme si të mund të zgjedhin më të mirën nga ushqimet. Prindërit dhe edukatoret duhet të impenjohen që fëmijët e tyre të mund të shmangin gabimet më të shpeshta në ushqyerje për këtë moshë, të mësohen të hanë në mënyrë korrekte (të përtypen mirë dhe t’i japin procesit të ngrënies të gjithë kohën që meriton), të jenë fizikisht më aktivë përgjatë gjithë ditës (duke ecur, dhe aplikuar lojëra në natyrë). Është e rekomanduar që fëmijët të mos fokusohen vetëm në disa zgjedhje monotone por të mësohen të hanë gjithçka, duke e shpërndarë në disa vakte dietën e tyre pa kapërcyer asnjëherë mëngjesin, duke konsumuar më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij, fruta dhe perime dhe të mos e teprojnë me konsumin e mishit dhe të ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura, sheqerna, kripë dhe pije me gaz.

 

 

Cilat gabime bëjnë zakonisht fëmijët tanë:

-Shmangin fare ose konsumojnë shumë pak ushqim për mëngjes;

-Shmangin ushqimin midis vakteve (paradite ose pasdite) ose shpesh e kthejnë atë në konsum të ushqimeve që iu pëlqejnë atyre, por me vlera shumë të pakta ushqyese;

-Shmangin ose konsumojnë fare pak fruta dhe perime gjatë dy vakteve kryesore të drekës dhe darkës;

-E teprojnë në konsumin e disa ushqimeve si sallam, çokollata, patatina, karamele apo ëmbëlsira të tjera të paketuara (me probleme edhe për sa i përket kariesit dentar), pije me gaz (të pasura me sheqer dhe shpesh edhe kafeine;

-Në dietën e tyre një vend të konsiderueshëm zë ushqimi tip “fast food”, i pasur me shumë kalori, yndyra, kripë dhe sheqer, por shumë i varfër në fibra dhe vitamina.

 

Si të sillemi:

-Konsumo mëngjes rregullisht, ndaje ushqimin tënd në harkun e gjithë ditës dhe zgjidh më shpesh fruta dhe perime;

-Mos e tepro në konsumin e ushqimeve të ëmbla dhe pijeve me gaz, dhe sidomos mos frekuento shpesh fast food-et;

– Kryej të paktën 1 orë/ditë aktivitet fizik dhe lëvizje tip ecje, shëtitje, lojëra në ajër të pastër.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles