Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Arsyeja pse mjekët ndalojnë kategorikisht të pini kafe me stomakun bosh…

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Kjo është arsyeja që nxitojnë menjëherë të vënë zhezven në zjarr, ose të ndezin makinën përkatëse të ekpresit.

Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm.

Ul rrezikun e prekjes nga diabetit i tipit 2 dhe kanceri i pankreasit, ju ndihmon të keni humor të mirë, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë etj.

Por nëse e pini me stomakun bosh, dijeni që po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj.

Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut.

Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkakthon urth dhe ulçër.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles