Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Doni të jetoni më gjatë? Hani ’10 racione’ në ditë

$
0
0

Gratë e Koresë së Jugut në vitin 2030 do thyejnë kufirin, duke jetuar mesatarisht mbi 90 vjeç. Por ndërkohë në SHBA, jetëgjatësia do njohë ulje në vitin 2030, duke pasur shkak kryesor obezitetin. Një studim i fundit tregon se përse duhet të hani sa më shumë fruta e perime

Nga James Gallagher, BBC

Të hash sa më shumë fruta dhe perime- 10 racione në ditë- mund t’ju japë më shumë vite jetë, sipas shkencëtarëve.

Studimi është kryer nga ‘Imperial College London’ dhe përllogarit se ky zakon të ngrëni mund të parandalojë 7.8 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Skuadra e tyre ka identifikuar frutat dhe perimet që reduktojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjet e zemrës.

Analizat kanë treguar se edhe sasitë e vogla kanë ndikim pozitiv në shëndet, por sa më shumë, aq më mirë.

Një racion do të thotë 80 gramë me fruta e perime- ekuivalenti i një bananeje të vogël, një dardhe ose tre lugë me spinaq ose bizele.

Përfundimet vijnë nga mbledhja e të dhënave të 95 studimeve të ndryshme, ku përfshihen zakonet e të ushqyerit të 2 milionë njerëzve.

Keni më pak mundësi të prekeni nga kanceri nëse hani:

-Perime të gjelbra, si spinaq.

-Perime të verdha, si speca.

-Perime kruçifere, si lulelakrat.

Keni më pak mundësi të prekeni nga sëmundjet e zemrës nëse hani:

-Molla

-Dardha

-Agrume

-Sallatë

-Perime me gjethe jeshile si marulet

-Lakrat dhe lulelakrat

Rezultatet janë botuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë dhe vlerësojnë rrezikun e vdekjes para kohe.

Krahasuar me ata që nuk hanë fruta e perime, studimi tregon se:

-200 gramë në ditë me fruta e perime ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 13 përqind, ndërsa 800 gramë ulin rrezikun me 28 përqind.

-200 gramë në ditë me fruta e perime ulin rrezikun e kancerit me 4 përqind, kurse 800 gramë e ulin me 13 përqind.

-200 gramë në ditë me fruta e perime e ulin rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 15 përqind, kurse 800 gramë e ulin rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 31 përqind.

Shkencëtarët nuk e dinë nëse të hash akoma më shumë fruta e perime se kaq, sjell përfitime më të mëdha shëndetësore pasi ka pak prova për të shqyrtuar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522