Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Si të përgatisni në shtëpi serumin e natës që elemimon rrudhat dhe rinon fytyrën

$
0
0
Rëndësinë e vitaminave për bukurinë e lëkurës dhe flokëve, të gjithë e njohim, por ndoshta ajo që nuk dimë është se vitamina E është ajo e bukurisë pa kohë.
Kremrat për kujdesin e lëkurës kanë përbërës këtë vitaminë çudibërëse që sigurisht gjendet dhe në trajtën e kapsulës.

Me këtë të fundit ne do t’ju mësojmë si të përgatisni serumin e natës vetëm me 4 përbërës.

Për të përgatitur këtë serum natë do t’ju duhet

Xhel Aloe Vera

Ujë trëndafili

Vaj bajame

Vajin e vitaminës E (kapsulat)

Përgatitja:

Hidhni 2 lugë xhel aloe vera në një tas të pastër. Shtoni 2 lugë uji trëndafili. Përziejeni mirë për të formuar një serum.

Çani dy kapsula vitaminë E dhe shtojani përzierjes. (kapsula 400mg) Shtoni një lugë çaji vaj bajame dhe ja ku përftuar eliksirin e bukurisë së përjeshtme.

Përdorni këtë serum çdo natë në fytyrë të pastër dhe masazhojeni për disa minuta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522