Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Kujdes! Ja pse nuk duhet t’i puthni bebet e porsalindura…

$
0
0

Mother kissing newbornNjë foshnje e posalindur thuhet se e kishte kapluar herpes, pasi një vizitor me një virus e kishte puthur atë.

Nëna e re Claire Henderson shkruajti një postim në Facebook, duke shpjeguar se si vajza e saj Brooke, u shtrua në spital për pesë ditë pas disa shenjave të cilat kishin filluar t’i shfaqeshin në fytyrë.

Claire shpjegoi se, një mik i kishte thënë asaj se ishte e nevojshme që ta merrte fëmijën dhe ta dërgonte menjëherë në spital.

Ajo tregon më tej se ishte pikërisht ky vendim që mundi të shpëtonte jetën e vajzës së saj.

Mjekët thanë se Brook kishte marrë virusin “herpes simplex” (HSV-1) dhe kishin frikë se fëmijës mund t’i zhvillohej, duke i shkaktuar edhe dëmtime në tru, si dhe dëmtim të mëlçisë.

Ajo duhet të përdorte pika antivirale për pesë ditë.

Claire tashmë ka paralajmëruar prindërit që të mos lejojnë njerëzit të puthin fëmijët e tyre, duke shpjeguar se si vizitori u lejua që ta mbajë fëmijën e saj, pasi ai nuk kishte asnjë shenjë të dukshme të virusit në fjalë.

“Unë e di kjo tingëllon e pakëndshme por në qoftë se miku im nuk do të më thoshte që ta dërgoja beben në spital, vajza ime tashmë do të kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore”,- shkruaj ajo në postimin e saj në Facebook.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles