Një lajm i keq për të gjithë ata që preferojnë këtë model flokësh.
Sipas ekspertëve, sa më shumë të përdorni stilin e të lidhurit të flokëve pas, aq më shumë shtoni shanset që të mbeteni pa flokë.
Sipas Mirror, diçka e tillë ka prishur edhe imazhin e shumë yjeve si Orlando Bloom, Jared Leto, Brad Pitt apo Leonardo DiCaprio.
Sipas ekspertëve, nëse tërheq flokët nga pas, dëmton lehtësisht folikulën e flokëve, duke bërë që ato të bien.
Dermatologia Sabra Sullivan thotë se po përballet me këtë problem rregullisht.
Një ditë më parë u mësua se DiCaprio ka vendosur të shkurtojë bishtin e tij.