Testi kryhet nga nutricionistë italianë të cilët vijnë çdo muaj për të zhvilluar testin, për t’i analizuar në Itali dhe për t’ju sjellë më pas dosjen tuaj të personalizuar me dietën përkatëse që duhet të ndiqni. Është një test absolutisht pa dhimbje, që kryhet në ADN dhe mund t’i nënshtrohen që nga fëmijët e deri te të moshuarit.
Në këto kohë kur jeta është bërë shumë intensive, jo gjithmonë arrijmë t’i kushtojmë vëmendjen e duhur ushqimit që hamë, duke neglizhuar këtë pjesë të rëndësishme të jetës tonë, ushqyerjen e shëndetshme. Por me sa duket nga ushqimi fillojnë dhe mbarojnë shumë probleme shëndetësore. Këtu duhet të kërkojmë të gjejmë edhe gjenezën e problemeve, kur nga miq, kolegë apo edhe familjarë tanë dëgjojmë ankesa të shpeshta që iu vijnë menjëherë pasi kanë ngrënë diçka dhe ankohen se ndihen të fryrë në bark, kanë dhembje koke, lodhje apo edhe në raste të tjera kur thonë se nuk ndihen rehat edhe pse kanë ngrënë shumë pak. Dhe në fakt pa e kuptuar ata mund të jenë duke u përballur me intolerancën ushqimore, domethënë me paaftësinë e organizmit për të tretur tërësisht ose për të marrë ashtu siç duhet ushqimet ose një grup ushqimesh të caktuara. Por tashmë edhe në vendin tonë këtij problemi shëndetësor i jepet zgjidhje përmes testit të intolerancës ushqimore në ADN. Një test i cili kontrollon të gjitha ushqimet themelore të dietës suaj që nga drithërat, mishi, peshku dhe produktet e qumështit, vezës, vajrat, frutat, perimet; si dhe ushqime pikante, pije…deri në 600 elemente ushqimore, e shoqëruar dhe me dietën përkatëse. Ky test kryhet nga nutricionistë italianë dhe zhvillohet në një laborator gjenetik prestigjioz të Firences me filial në Dubai e Spanjë. Nutricionistët italiane vijnë çdo muaj për të zhvilluar testin, për t’i analizuar në Itali dhe për t’ju sjellë më pas dosjen tuaj të personalizuar me dietën përkatëse që duhet të ndiqni.
Intoleranca ushqimore
Nutricionistët italianë shpjegojnë se “Kur flasim për intolerancë ushqimore, nënkuptojmë paaftësinë e organizmit për të tretur tërësisht ose për të marre ashtu siç duhet ushqimet ose një grup ushqimesh te caktuara”. Konkretisht nutricionistët thonë se “Intoleranca ushqimore tregon se ato ushqime që ne konsumojmë nuk janë korrekte për organizmin tonë, p.sh. duke marrë shumë vitaminë C mund të kemi probleme me sistemin imunitar, mund të kemi probleme me humorin. Vitaminat dhe kripërat minerale ndikojnë në shumë probleme në trupin tonë. Një mosmarrje në mënyrën e duhur të kalciumit mund të krijojë probleme me osteoporozën. Një mënyrë e gabuar e marrjes së hekurit mund të provokojë dhimbje koke. Nga ana tjetër, nëse kemi një PH të stomakut që është i alternuar atëherë kemi një asimilim të hekurit jo të rregullt. Ndaj dhe këshillohet që të bëhet një test gjenetik për intolerancat ushqimore”.
Shenjat
Një nga reagimet më të zakonshme të organizmit tonë në rastet e intolerancës ushqimore është mostretja (dispepsia), që përfshin: urth dhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut. Po kështu dhimbje barku, kjo simptomë shfaqet papritmas, në mënyrë të vazhdueshme. Janë shtrëngime në pjesën e sipërme të barkut. Diarreja është një tjetër simptomë karakteristike e intolerancës ushqimore, e cila mund të shoqërohet dhe me gazra të tepërta në organizëm. Intoleranca ushqimore mund të shkaktojë një prezencë më të madhe të gazit në stomak dhe në zonën intestinale. Shpesh, nga intoleranca ushqimore, mund të ndihemi keq, gjendje e cila shoqërohet me të vjella, neveri ndaj ushqimeve dhe aromave të caktuara. Kjo mund të shoqërohet dhe me marrje mendsh ose djersitje të tepërt. Mund të keni kruarje intensive dhe po kështu edhe shenja në lëkurë. Ënjtje dhe probleme gastrointestinale të cilat shoqërohen me një ndjenjë tensioni në stomak që shkaktohet nga grumbullimi i tepërt i gazit. Refluks gastroezofageal, që ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë dhe pas ushqyerjes. Kolit, mund të keni dhimbje të barkut, kontraktim të muskujve të zorrëve dhe papritmas ndiheni keq, të dobët dhe ju vjen për të vjellë. Dhimbje koke e cila mund të jetë e lokalizuar në një pjesë ose në tërësi. Një nga shkaqet e saj, mund të jetë pikërisht intoleranca ushqimore.
Testi
Ndaj dhe nëse keni një ose disa prej shenjave të radhitura më sipër, kryeni menjëherë testin e intolerancës ushqimore në ADN. Një test absolutisht pa dhimbje, i cili kryhet në çdo orë të ditës dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj përgatitjeje. Pas kryerjes së testit, mjekët nutricionistë, shpjegojnë se në bazë të rezultatit të analizave përcaktohen edhe ushqimet të cilat duhen shmangur, pra nuk duhen konsumuar dhe ato të cilat janë të sakta. Po kështu, me anë të kësaj analize ju mund të zbuloni edhe sëmundjet që kanë shkak intolerancën ushqimore; siç janë probleme të aparatit tretës (meteorizëm, mostretje, ulcera duodenale, kolit ulceroz, diarre, sëmundja Crohn, sindromi i zorrës së irritueshme, gastrit etj.), sëmundjet e lëkurës, ekzema psoriazis, akne (kryesisht në fytyrë, dermatit etj.), çrregullime metabolike (diabeti, kolesterol i lartë, amenorrhea, dismenorrhea etj., sëmundje alergjike (riniti alergjike, bronkit, astma bronkiale etj.), dhimbje koke (migrenë, nevralgji), kriza neurovegjetative, sëmundje mendore, epilepsi, disa forma të skizofrenisë, arthritis, arthrosis, myalgji, hipertension, sëmundje të zemrës, takikardi, spazma e gjymtyrëve të poshtme, insuficiencë renale, cistit kronik, urinim i pavullnetshëm, infeksione vaginale, sterilitet, hypo dhe hyperthyroidism, si dhe lodhje kronike, lëvizje të humorit, kriza paniku, stres të vazhdueshëm. Të gjithë personat e interesuar për më shumë informacion apo për të prenotuar mund të kontaktojnë në (+355 69 63 75 822 / +39 32 823 12 012).
-Për herë të parë në Shqipëri një analizë ADN-je e Intolerancës Ushqimore e shoqëruar dhe me dietën përkatëse
-Që bëhet nga nutricionistë italianë që do të zhvillohet në një laborator prestigjioz të Firences me filial edhe në Dubai
Me aplikimin korrekt të këtij testi do të ketë rezultate të dobishme për:
-obezitetin dhe mbipeshën
-alergjitë e lëkurës
-ndryshimet e metabilizmit
-largimin e toksinave
-dhimbje kronike të kokës
-nëpërmjet lëngjeve nga organizmi
-gastriti
-lodhje kronike
-çrregullime intestinale
-luhatje humori