Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Mjekët e shokuar: Adoleshenti vdiq pasi piu…

$
0
0

Një adoleshent i shëndetshëm gjeti vdekjen pasi piu disa pije me kafeinë shumë shpejt.

Sipas BBC, ngjarja e rëndë u shënua në një spital në SHBA.

David Allen Cripe u shemb në shkollë të mesme, pasi kishte pirë një pije të gazuar “Mountain Drew” dhe një pije energjike brenda dy orësh.

Kështu thanë ekspertët mjeko-ligjorë.

16-vjeçari vdiq nga problemet kardiake, të shkaktuara nga kafeina.

Ai nuk kishte vuajtur më parë nga problemet me zemrën.

Adoleshenti peshonte 90 kg, por nuk mund të konsiderohej shumë i shëndoshë.

Ekspertët thanë se nuk ishte një overdozë kafeine, por ishte mënyra se si e mori kafeinën në një kohë të shkurtër kohe, që i shkaktoi aritmi kardiake.

Edhe pse mjekët janë treguar të kujdesshëm, duke deklaruar se kjo nuk është një thirrje kundër kafeinës, Akademia Amerikane e Pediatrisë ka paralajmëruar që fëmijët dhe adoleshentët të mos konsumojnë pije energjike.

Shumica e pijeve energjike përmbajnë kafeinë sa tre tasa me kafe dhe 14 lugë çaji me sheqer.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522