Ngrënia e thonjve është sigurisht diçka që ka ardhur në vëmendjen e psikologëve, ndaj ata këshillojnë tetë hapa sesi të ndaloni së ngrëni thonjtë.
Duket e thjeshtë, por duhet guxim
Mos u ndjeni në siklet
Nuk ka rëndësi nëse jeni ju apo fëmija juaj personi, që po përpiqet të ndryshojë, t’i ushtroni vetes presion në këtë moment nuk është gjë e mirë.
Zëvendësoni këtë zakon të keq me diçka
Çelësi për ndryshimin e zakoneve është fillimi i një zakoni të ri si kundërpërgjigje për të vjetrin. Llojet më të mira janë ato që janë të papajtueshme me të vjetrin. Mund të provoni: Të përtypni një çamçakëz, të lëvizni gishtërinjtë pa ndonjë qëllim të caktuar, të luani me një top llastiku, të shtrëngoni duart me njëra-tjetrën.
Përdorni kujtesen pamore
Nëse gjatësia e thonjve tuaj është e vogël, ka më pak mundësi për t’i ngrënë. Shumë njerëz rekomandojnë të përdorni një manikyr dhe do t’ju ndalojnë nga ngrënia e tyre. Të përdorni kujtesën vizuale është diçka e dobishme. Studimet kanë treguar se një byzylyk që është vështirë për t’u hequr, sjell përfundime të mira.
Jepini rëndësi situatës
Zakonet janë të lidhura me ngjarjet e ditës. Fatkeqësisht është e vështirë të vësh re zakonet. Nëse nuk e vini re, kërkojini personave pranë jush t’jua vënë në dukje gjatë kohës kur po e kryeni. Të lyeni gishtërinjtë me lëngje që kanë shije të pakëndshme, mund t’ju ndihmojë, pasi gjuha juaj do të refuzojë veprimin që po kryeni.
Vazhdoni të përmirësoheni
Mbani lart moralin dhe dëshirën për të përdorur zakonin e ri. Një mënyrë e mirë për të festuar progresin tuaj është të fotografoni çdo ditë thonjtë tuaj të pangrënë. Duke parë shkallën e zhvillimit, do të motivoheni të vazhdoni me përmirësimin.