Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Si të eleminoni qeset poshtë syve me produkte shtëpiake

$
0
0

Për t’i zvogëluar ato qeska të mundimshme nën sy, pini mjaft ujë, por ekspertët e bukurisë këshillojnë të flini gjumë në shpinë.

Përbërësit:

– Gjysmë limoni
– 1 fetë domateje.

Procedura:

– Në një enë të vogël përzieni lëngun e domates dhe lëngun e limonit
– Mos t’ju brengosin farat, sepse gjithsesi do ta njomëni me fashëz pambuku dhe lehtë do t’i eliminoni farat
– Pastrojeni mirë fytyrën nga grimi
– Njomeni fashëzën e pambukut në përbërjen e përgatitur dhe me kujdes vendoseni  në qeska të syve
– Mos e fërkoni nëpër sy
– Përsëriteni procedurën edhe njëherë, në mënyrë që të jeni të sigurta që e keni bërë ashtu siç duhet
– Lëreni të veprojë 15 minuta, pastaj lajeni me ujë
– Lyeni me krem hidrante për fytyrë.

Përse ky serum është i mirë?

Limoni përmban antioksidante dhe vitaminën C, me të cilat e shkëlqeni lëkurën, ndërkaq domatja gjithashtu është plot antioksidante dhe vitamina B1, B2, B6, A dhe K, të cilat janë shumë të rëndësishme për kurën e qeskave të syve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles