A e dini se mënyra se si flini me partnerin tregon dhe marrdhëniet tuaja me të.
Sipas psikologëve gjuha e trupit tonë kur ne jemi në gjumë tregon shumë për mendjen tonë të pandërgjegjshme, e deri tek ajo pikë ku ne mund të shfaqim se si ndjehemi vërtetë për partnerin tonë.
Kur një çift fle përvballë njëri-tjetrit në pozicionin lugë, ose të përqafuar do të thotë ata janë të lumtur.
Një psikologe e marrëdhënieve, Corrine Suit, ka thënë më herët për “DailyMail” se, vetëm 18% e çifteve në të vërtetë preken me njëri-tjetrin gjatë pozicionit të “lugës”.
Corrine e ka përshkruar pozicionin e “lugës” si “pozicion tradicional” i cili e ekspozon një dinamikë ku, njëri partner mban një qëndrim mbrojtës ndaj partnerit tjetër.
Ndërsa ekspertët e tjerë e përshkruajnë këtë pozicion si seksual dhe si pozicion i besimit.
Sidoqoftë, jo vetëm që pozicioni i “lugës” gjatë fjetjes është shenjë e një çifti të lumtur, por mos fjetja në pozicion të lugës mund edhe të jetë si shenjë e problemeve mes çiftit, e sidomos problemeve me seksin.
Ekspertja e seksit Tracey Cox, ka thënë për “DailyMail” se, pak çifte përqafohen ose preken me njëri tjetrin gjatë gjumit nëse janë të irrituar seksualisht ose të mërzitur.
Ajo ka shtuar se partneri i cili nuk është i etur për seks brengoset se çdo shenjë e dashurisë mund të interpretohet si ftesë për të bërë seks, ndërsa partneri tjetër e kupton mesazhin dhe çdo prekje është e paftuar.
Gjithashtu një tjetër gjë e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet seksuale me partnerin tuaj është të flini lakuriq.
Kontakti lëkurë me lëkurë është i njohur për lirimin e hormoneve “oxytocin” në trurin tuaj, e që ndihmon në lirimin e stresit por edhe mund të rrit performancën tuaj gjatë seksi dhe pse vetëm 8% e çifteve flenë në këtë pozicion, Corrine ka thënë se, ky pozicion është kompromis mes intimitetit dhe privatësisë, duke lejuar më të mirën e të dy botërave.
Por edhe pse ky pozicion mund të duket si pozicioni më pak intim, për të fjetur bashkë, ky pozicion në fakt është një prej pozicioneve që tregon shenja se lidhja juaj është shumë e shëndetshme.
Sa i përket këtij pozicioni, Corrine ka shtuar se, ky pozicion është një shenjë se çifti është i lidhur dhe janë të sigurt me njëri-tjetrin, ky pozicion tregon afërsinë me njëri-tjetrin dhe privatësinë në lidhje.
23% e çifteve dëshirojnë të flenë ndaras, me fytyrë në drejtime tw tjera por shpinat duke i prekur me njëri-tjetrin, dhe kjo jo vetëm që është shenjë e një romance të re, por edhe tregon një balanc të mirë të lidhjes.
I përdorur nga vetëm 4% e çifteve, Corrine thotë se, kjo metodë pasqyron një dashuri prekëse dhe pasionante.
Një partner i cili lidh këmbët me partnerin tjetër është një nevojë për një lidhje seksuale ose emocionale, por edhe mund të ketë kuptimin se jetët tuaja janë të ndërlidhura dhe se ju funksiononi si një ekip e jo si individ.
Gjithashtu ekziston edhe pozicioni ku njëri partner zë pjesën më të madhe të shtratit, dhe kjo mund të jetë si shenjë egoizmi e atij partneri.
Pozicioni, siç e quan Corrine “superheroi”, përshkruhet si një pozicion ku njëri partner e dominon pjesën e madhe të shtratit, ndërsa partneri tjetër ka rol dytësor.