Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Avokati i Popullit nis hetimin për mungesën e ilaçeve në QSUT

$
0
0

totozPas denoncimit publik në Televizionin “News 24” për mungesën e medikamentit të trajtimit të të sëmurëve me zemër, trinitrinës, në urgjencën e QSUT-së,  si dhe të disa ilaçeve të tjera si tek Onkohematologjia, Infektivi dhe Onkologjiku, në Spitalin “Nënë Tereza”, Avokati i Popullit ka nisur hetimin mbi këtë çështje. Ekspertë të këtij institucioni do të kërkojnë zyrtarisht shpjegime mbi mungesat e këtyre  medikamenteve në drejtorinë e përgjithshme të QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Avokati i Popullit e konsideron të papranueshme një situatë të tillë të mungesës së këtyre barnave të rëndësishme në trajtimin e të sëmurëve në spitalin publik. Kjo është  një shkelje flagrante që cenon të drejtën e pacientëve, për të marrë shërbime dhe medikamente falas në spital, sikundër parashikohet me ligj.

Avokati i Popullit inkurajon dhe mbështet median, në denoncimin e shkeljeve të tilla nga ana e administratës shtetërore dhe institucioneve publike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522