Ushqimet pikante, avokado apo shpargu janë disa nga afrodiziakët më të njohur që mund të rrisin dëshirat seksuale, por përveç tyre ka edhe disa që janë më kollaj për t’u gjendur dhe mund të japin gjithësesi impulse të forta seksuale.
Ja disa prej ushqimeve që mund t’i përdorim në përditshmërinë tonë pa e ditur se janë afrodiziakë të fuqishëm:
1 – Mishi i kuq
Proteinat dhe zinku janë “ëmbëlsirat” e vërteta për testosteronet. Mirëpo meqë mishi i kuq ka shumë kalori, duhet të jeni të kujdesshëm për sasinë që do të konsumoni.
2 – Mjalti
Është i pasur me vitaminën B, e cila gjithashtu nxit tajitje të testosteronit dhe të estrogjenit. Lëreni fantazinë le të egërsohet dhe lejojini vetes edhe pak lojëra ngjitëse.
3 – Vaj kokosi
Krahas shijes fantastike, ky lloj vaji është një lubrifikant i shkëlqyer, i cili ka edhe një aromë të mirë dhe joshëse.
4 – Çokollata
Edhe puthja më pasionale mes dy të dashuruarve nuk ka arritur të barazohet me ndjesinë e mirë që shkakton çokollata. Studiuesit shprehen se sasia e endofinës, e cila prodhohet nga ngrënia e çokollatave, ndikon në rritjen e kënaqësisë seksuale.
5 – Fiku
Fiku ka një histori të gjatë të të qenit shtytës i fertilitetit dhe është nxitës i shkëlqyer, sepse është i mbushur me fibra të tretshme dhe të pa tretshme, gjë e cila është e rëndësishme për shëndetin e zemrës. Me pamjen dhe shijen përmirëson disponimin dhe rrit epshin tonë.
6 – Akulli
Shkrirja e kokrrave të akullit mund të nxisë zgjimin seksual (kujtoni filmin kult “Nëntë javë e gjysmë”).
7 – Frutat e kuqe
Këto pemë të ëmbla e të shijshme u bëjnë mirë edhe meshkujve edhe femrave, ndërkaq që te meshkujt përmirësojnë edhe më shumë cilësinë e spermës. Veç të tjerash, kush nuk do t’i dëshironte luleshtrydhet në çokollatë bashkë me shampanjën.
8 – Sangria
Dihet që sasia e madhe e alkoolit nuk ndikon mirë në libidon e mashkullit por edhe te femrat. Megjithatë, nëse vendosni vetëm për një gotë sangrie cilësore, ka gjasa të përjetoni surprizë të këndshme.