Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Foto: Birra si seksi, një ilaç për zemrën e femrave

$
0
0

GirlsHoldingBeerWithAssKonsumimi (i moderuar) i birrës, i bën mirë zemrës së grave. Është ky knkluzioni i një kërkimi shkëncor të bërë nga Universiteti i Gothenburgut.

Sipas studjuesëve, dy kriko në javë e ulin me 30% rrezikun e shqetësimeve të atakut kardiak tek gratë që konsumojnë birrë në krahasim me ato që nuk e konsumojne fare.

Periudha e vëzhgimit ka zgjatur së tepermi: për kërkimin shkëncor janë ndjekur 1500 gra të moshës nga 70 deri në 92 vjeçe.

Studiuesit kanë mundur kështu të analizojnë marrdhënien midis konsumimit të alkoolit dhe incidencës së infarkteve, ictusit, kancerit dhe diabetit.

Dhe ja rezultatet: 345 zhvilluan kancer, 160 diabet, 162 kanë pasur një iktus dhe 185 një atak kardiak.

Për sa i takon rrezikut të kancerit, studjuesit kanë vënë re një lidhje mes sëmundjes dhe konsumimit pa masë të alkoolit.

Te këto gra, mundësia e vdekjes nga tumori është 50% më e lartë sesa te gratë që e konsumojnë rrallë alkoolin.

Ndërkohë, për sa i takon shëndetit të zemrës, studjuesit kanë parë se gratë që pinin një ose dy herë në javë, kishin 30% më pak mundësi për të pësuar një atak kardiak, në krahasim me ato që e konsumonin pa hesap apo ato që nuk e konsumonin fare.

Birra, nëse konsumohet në sasi të moderuar, ushtron një rol mbrojtës për zemrën.

“Studime të mëparshme kanë sugjeruar se alkooli, nëse konsumohet në sasi të moderuar, ka efekte mbrojtëse.

Por, deri më tani nuk ishim të sigurt se cilat ishin saktësisht këto përfitime.

Për studimin tonë kemi krahasuar rezultatet tona me faktorë të tjerë të rrezikshëm, për semundjet kardiovaskulare dhe kjo i dha forcë studimit”,- shpjegoi studjuesja Dominique Hange.

Por ajo shton: “Nuk mund të përjashtojmë, për shembull, që vera, e konsumuar gjithashtu në sasi të vogla, të ketë të njëjtat efekte.

Pra, të gjitha hipotezat tona, duhet të konfirmohen nga studimet që do të vijojnë”. Ndërkohë, le t’i lejojmë vetes një kriko birrë. Pa e ekzagjeruar.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522