Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Dhimbja e kokës nga sinoziti, shenjat, shkaqet dhe trajtimi

$
0
0

Të gjithë personat që mjekohen për një ose më shumë sëmundje kronike, si: diabet, reumatizëm, fibrozë cistike etj.), janë të predispozuar të kapin virozat e stinës, e më pas të bëjnë sinusite. Kuptohet që individët që punojnë në ambiente të jashtme, në kushte atmosferike të vështira, apo me pesticide, diluente, dhe irritante të mukozave, ose punojnë në kolektive të mëdha dhe ambiente të përbashkëta, janë më të predispozuar për të bërë sinusite

Sinusiti është një problem shëndetësor që nuk njeh moshë, shfaqet te fëmijët e vegjël, të rinjtë e deri te të moshuarit. Mund të fillojë me dhimbje anash hundës, mbi sy, sekrecione me ngjyrë të verdhë, bllokim hundësh, temperaturë deri në 37 gradë, kollë mbytëse dhe ndjenjë të rëndesës në kokë. Shumë kush mund ta lidhë shfaqjen dhe përkeqësimin e sinozitit me temperaturat e ftohta, mirëpo më shpesh sinusitet ndodhin pas një gripi të kaluar keq, te personat alergjikë, ose ata që punojnë në ambiente me pluhura e pesticide. Në një intervistë për gazetën “Mapo” dr. Klodiana Zaharia, mjeke otorinolaringologe pranë Ambulancës Qendrore në Tiranë, shpjegon se jo çdo dhimbje koke është mahisje apo ftohje e sinuseve, dhe kërkon domosdoshmërisht përdorimin e antibiotikut. Mjeku duhet të bëjë një diagnozë diferenciale me migrenën, me një otit, me probleme të syrit, dhe të artikulacionit temporo-mandibular. Doktoresha sqaron se: “Sinusiti është mahisja ose ftohja e disa dhomëzave kockore që janë në fytyrë, ballë, mollëza, dhe disa më thellë. Fjala sinusit përdoret rëndom, mjekohet po ashtu, andaj dhe ka humbur identitetin e saj, si një diagnozë delikate me protokoll të saktë dhe të gjatë mjekimi. Jo çdo dhimbje koke është mahisje apo ftohje e sinuseve, dhe kërkon domosdoshmërisht përdorimin e antibiotikut. Mjeku duhet të bëjë një diagnozë diferenciale me migrenën, me një otit, me probleme të syrit, dhe të artikulacionit temporo-mandibular.

Doktoresha a mund të na shpjegoni çfarë është sinoziti?

Me sinuzit përmblidhet infeksioni viral, bakterial apo mykotik i sinuseve paranazale. Përqendrimi i sekrecioneve në sinuse, staza e tyre dhe mospastrimi rregullisht, bën mbivendosjen e mikrobeve dhe shumimin e tyre. Më shpesh sinusitet ndodhin pas një gripi të kaluar keq, te personat alergjikë, ose ata që punojnë në ambiente me pluhura e pesticide.

Si ta kuptojmë që po vuajmë nga sinoziti, cilat janë shenjat?

Shenjat më të gjetura në rastet me sinusit janë dhimbje e fytyrës, anash hundës, mbi sy, dhe prapa syve, sekrecione me ngjyrë të verdhë, jeshile me erë të rëndë, bllokimi i hundës, frymëmarrjes dhe rënia e të nuhaturit, kollë mbytëse, sidomos në pozicionin shtrirë, temperaturë subfebrile 37.5 gradë, ndjenja e rëndesës në kokë, sidomos kur individi ul kokën para si dhe ndjenjë presioni të veshë ose dhëmbët e sipërm.

Shkaqet që përkeqësojnë sinozitin, ndikojnë faktorë të brendshëm apo të jashtëm?

Të gjithë personat që mjekohen për një ose më shumë sëmundje kronike (diabet, reumatizëm, fibrozë cistike etj.), janë të predispozuar të kapin virozat e stinës, e më pas të bëjnë sinusite. Kuptohet që individët që punojnë në ambiente të jashtme, në kushte atmosferike të vështira, apo me pesticide, diluente, dhe irritante të mukozave, ose punojnë në kolektive të mëdha dhe ambiente të përbashkëta, janë më të predispozuar për të bërë sinusite. Po ashtu pacientët që vuajnë nga astma bronkiale, apo polipoza nazale bëjnë herë pas here sinusite.

Kush rrezikohet më shumë, fëmijët, të rriturit apo të moshuarit?

Sinusiti nuk njeh moshë, duhet thënë se i kap të gjitha grupet e moshave. Është i shpërndarë nga fëmijët e vegjël deri te moshat e treta. Shpesh ngatërrohet me adenoiditin te moshat pediatrike, ose janë të dyja diagnozat në të njëjtën kohë. Rëndësi ka që me të njëjtën skemë mjekimi, t’i përmirësojmë të dyja. Te të moshuarit, duhet kujdes në përdorimin pak më gjatë të mukolitikëve, për të siguruar drenazhin e sekrecioneve të trasha.

 Pse nuk duhet neglizhuar trajtimi i sinozitit?

Asnjëherë nuk duhet të lëmë pa mjekuar mahisjen e sinuseve, sepse më e pakta që mund të ndodhë është kronicizimi i sëmundjes. Por sinusitet kanë komplikacione shumë të rrezikshme, prekje dhe shtrirje të infeksionit në të gjithë zonat fqinje, duke shkaktuar infeksion të orbitës, ballit, indeve dhe cipave të trurit, deri në abces trunor.

Cili është trajtimi i duhur?

Pasi mjeku bën klasifikimin e duhur të llojit të sinusitit, praktikisht nëse është akut apo kronik, apo viral ose bakterial, ku ka protokolle skemash për çdo rast. Në rastin bakterial më të thjeshtë zgjidhet një antibiotik që merret jo më pak se 10 ditë, mukolitik, dhe spry dekongjestionant në hundë.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Në çdo rast, dhe çdo herë duhet t’i drejtohemi mjekut. Nuk është turp të këshillohesh dhe kërkosh ndihmë për një dhimbje koke që nuk po kalon me paracetamol a OKI, për një bllokim të hundës, apo kollë që nuk po përmirësohet. Kontakti i ngushtë mjek-pacient i zgjidh më shpejt dhe me më pak kosto sinusitet. Një vizitë ORL, me disa ekzaminime të thjeshta bën vendosjen që në zyrë të diagnozës. Pacienti ndjen lehtësim dhe ndryshim që dy a tri ditët e para, e megjithatë çelësi i mjekimit të suksesshëm është çuarja në fund të skemës.

Këshilla

Përdorimi i spray me ujë deti sapo shihen sekrecione të trasha në hundë

Avuj me çaj dafine, mente, apo kamomili ndihmojnë pasazhin nazal

Përdorimi i tabletave antigrip dy a tri ditët e para, për të fituar kohë deri sa të kontaktojmë mjekun

Aplikimi i napave të ngrohta në fytyrë e lehtëson mjaft dhimbjen dhe ul tensionin në sinuse

Lagështimi i ajrit në ambientin e ndenjes, duke mbajtur një çajnik që vlon ngadalë

Pastrimi rregullisht i sekrecioneve të hundës, tualeti, dhe mbajtja pastër e kavitetit nazal

Ndjekja e rregullt me follow up , sipas këshillave të mjekut


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles