Depresioni dhe çrregullimet e ankthit janë problemet më të zakonshme të shëndetit mendor, të cilat kanë impakt në mundësinë e secilit për të punuar, dhe vlerësohet se ulin 5 herë produktivitetin në punë. Në rang global, më shumë se 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, një shkak që i çon në paaftësi
Në jetë, çdo individ i rritur një pjesë të madhe të kohës e kalon në punë. Eksperienca e secilit në punë përbën një faktor vendimtar në mirëqenien e përgjithshme. Punëdhënësit dhe menaxherët duhet t’u japin jetë iniciativave të cilat mbështesin shëndetin mendor në punë, dhe të mbështesin punonjësit të cilët kanë probleme të shëndetit mendor, duke i ndihmuar ata jo vetëm të përmirësojnë shëndetin e tyre, por njëkohësisht të rritin produktivitetin në punë. Një mjedis punë negativ, nga ana tjetër, mund të shkaktojë probleme fizike dhe psikologjike, përdorim të dëmshëm të substancave dhe të alkoolit, tërheqje dhe rënie të produktivitetit.
Depresioni
Depresioni dhe çrregullimet e ankthit janë problemet më të zakonshme të shëndetit mendor, të cilat kanë impakt në mundësinë e secilit për të punuar, dhe vlerësohet se ulin 5 herë produktivitetin në punë. Në rang global, më shumë se 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, një shkak që i çon në paaftësi. Më shumë se 260 milionë jetojnë me çrregullime të ankthit. Shumë prej tyre jetojnë me të dyja problemet. Një studim i kohëve të fundit i OBSH-së, vlerëson se depresioni dhe çrregullimet e ankthit i kushtojnë ekonomisë globale 1 trilion $ amerikanë çdo vit si humbje e prodhimtarisë. Në Europë vlerësohet se kosto vjetore e depresionit në raport me vendin e punës është 617 bilionë euro në vit, të cilat llogaritin mungesat, rënien e prodhimtarisë, koston e kujdesit shëndetësor dhe koston e kujdesit shoqëror (në formën e përfitimeve për shkak të paaftësisë).
Puna
Lidhja ndërmjet stresit në vendin e punës dhe problemeve në shëndetin mendor është e mirë stabilizuar. Nga studimet e ILO-së (Organizata Ndërkombëtare e Punës) rezulton se stresi i lidhur me punën ka një kosto të madhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë. Në shumë vende, si pasojë e krizës ekonomike, shumë sipërmarrës reduktojnë aktivitetin në mënyrë që t’i mbijetojnë konkurrencës. Kjo përfshin shtim të ristrukturimit, largim të punonjësve, papunësi, varfëri dhe përjashtim social. Këto praktika në punë njihen edhe si “rreziqe psikosociale”. Në vendin e punës ato shkaktojnë rritjen e konkurrencës, pritshmëri më të larta të performancës, punë më intensive, orë më të gjatë dhe të parregullta në punë, kërkesa më të larta të lidhura me punën, pasiguri në punë dhe zvogëlim të mundësive të punësimit. Duke shtuar në disa raste frikën e humbjes së punës, rënien e motivimit në staf, rënien e kreativitetit dhe stabilitetit financiar, të gjitha këto mund të rezultojnë me pasoja serioze për shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve.
Është vlerësuar se një në katër individë do të përballet me probleme të shëndetit mendor, paragjykim e diskriminim, të cilat janë barriera domethënëse të individit drejt zhvillimit të dinjitetit. Nga ana tjetër, shumica e individëve me probleme të shëndetit mendor janë të papunë, dhe pjesa më e madhe e tyre shprehin gatishmërinë për t’u punësuar.
Të dhënat
Një studim i kohëve të fundit i OBSH-së, vlerëson se depresioni dhe çrregullimet e ankthit i kushtojnë ekonomisë globale 1 trilion $ amerikanë çdo vit si humbje e prodhimtarisë. Në Europë vlerësohet se kosto vjetore e depresionit në raport me vendin e punës është 617 bilionë euro në vit, të cilat llogaritin mungesat, rënien e prodhimtarisë, koston e kujdesit shëndetësor dhe koston e kujdesit shoqëror (në formën e përfitimeve për shkak të paaftësisë).
Këshilla
Masat që mund të merren për uljen e stresit në punë
Fokusi i vazhdueshëm. Vihet re se ka një rritje të sensibilizimit lidhur me çështje të tilla. Në shumë vende, politikëbërësit dhe partnerët socialë janë përfshirë në ndërhyrje konkrete për trajtimin e rreziqeve psikosociale, të cilat shkaktojnë edhe stresin në punë. Është e rëndësishme të ketë energji në fushatat për rritjen e ndërgjegjësimit dhe në përfshirjen e rrjeteve të profesionistëve në këto fushata.
Parandalimi. Mbrojtja e shëndetit mendor të punonjësve ka impakt më të madh nëse përqendrohet në strategjitë e parandalimit. Është shumë e rëndësishme të menaxhohen pasojat e stresit në punë duke kombinuar masat kolektive dhe individuale.
Përfshirja. Mundësi më të mëdha për përfshirjen në vendimmarrje lidhet me një kënaqësi më të madhe dhe zhvillim të vetëvlerësimit. Në terma afatgjatë, sadopak autonomi në kryerjen e detyrave është shumë e dobishme për kënaqësinë në punë dhe rritjen e produktivitetit. Pjesëmarrja në vendimmarrje në punë moderon efektet e rreziqeve psikosociale.
Menaxhimi. Një sistem menaxhimi i përshtatshëm do të siguronte përfshirjen e praktikave të promovimit të shëndetit mendor.
Kultura organizative. ILO vlerëson rëndësinë e mjedisit social në formimin e sjelljeve në punë dhe në vlerësimin e tyre; programet e burimeve njerëzore luajnë rol të rëndësishëm në vendosjen e marrëdhënieve të bazuara në besim, vërtetësi dhe partneritet.