Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

“Mos e pësoni si unë”

$
0
0

Një grua që e ka pësuar rëndë nga tenxherja me presion u bën thirrje të gjithëve të jenë më të kujdesshëm: “Mos e pësoni si unë”.

Şeminur Erzurum, nënë e dy fëmijëve e cila punon në një restorant në Erzurum të Turqisë, i hoqi kapakun tenxheres me presion pa i dalë avulli.

Gjithçka ndodhi në përpjekje për të fituar kohë, tha ajo për “AA”.

“Shpërtheu si bombë”, tha gruaja e cila ka pësuar djegie të shkallës së parë në shumë pjesë të trupit dhe fytyrës.

Gruaja paralajmëroi të mos e mbushin plot tenxheren kur duan të ziejnë diçka, dhe pasi të ketë përfunduar procesi të presin derisa tenxherja të ftohet dhe të dalë avulli.

Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar procesin është edhe mbajtja nën ujë të ftohtë për disa minuta./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522