Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Chuck Norris: Gruan time e helmoi rezonanca magnetike

$
0
0

Ai është një aktor shumë i dashur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Chuck Norris.

Por tashmë ai ka nisur një ‘betejë’ tjetër, për të bindur njerëzit se rezonanca magnetike e ka helmuar bashkëshorten e tij.

Gena Norris, 54 vjeç, vuajti pasoja të rënda me dhimbje të thella nervore dhe probleme me veshkat, pasi bëri një rezonancë magnetike.

Nëna e dy fëmijëve thotë se pati frikë se do vdiste, pasi dhimbja ishte e tmerrshme.

Ajo iu nënshtrua një rezonance magnetike për të kontrolluar mundësinë e një artriti.

Në trup iu injektua një agjent kontrasti- pak a shumë një bojë që shërben për të përmirësuar qartësinë e skanimit, duke nxjerrë në pah organet specifike.

Kjo ‘bojë’ përmban një metal të rëndë, të quajtur gadolinium.

Por në vend që ta ndihmonte, Gena thotë se ai i shkatërroi shëndetin.

Chuck, që po bën fushatë me të shoqen për të nxjerrë në pah rreziqet e këtij agjenti, ia ka përkushtuar jetën tashmë Genës.

“Kam hequr dorë nga filmat për t’u përqendruar tek Gena. E gjithë jeta ime tani ka për qëllim që ta mbaj atë të gjallë. Besoj se kjo çështje është shumë e rëndësishme”.

Në mbarë botën bëhen rreth 50 milion skanime RM. Në një të tretën e rasteve përdoret gadolinium.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522