Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Shqiptarët, konsumin më të madh të ilaçeve në Europë

$
0
0

Rreth 75.4 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, familjet shqiptare i shpenzojnë duke blerë ilaçe. Pjesa e mbetur shkon për shërbime mjekësore. Ndërkohë, raporti përmbyset në vendet e tjera të Europës, ku shpenzimet për ilaçe zënë vetëm 7-15 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor.

Shifrat për konsumin e lartë të barnave në Shqiptari vjen jo thjesht për shkak të rekomandimit të mjekut, por edhe sepse shumë barna mund blihen në farmaci pa recetën e mjekut.

Kjo e bën popullsinë shqiptare të ketë një nivel shumë të lartë shpenzimesh për medikamente. Tendenca e konsumimit të ilaçeve po vjen në rritje edhe pse popullsia po shkon drejt tkurrjes.

Në 8 muajt e parë të këtij viti, u importuan plot 3374 tonë produkte farmaceutike ose 15.9 miliardë lekë, raporton Monitor.

Në krahasim me vitin e kaluar, importi i ilaçeve është rritur me 7%, që do të thotë se shqiptarët kanë konsumuar më shumë ilaçe për këtë vit. Faktorët që ndikojnë në rritjen e konsumit janë: plakja e popullsisë, rezistenca ndaj ilaçeve për shkak të përdorimit të tepërt dhe rritja e sëmundshmërisë.

Farmacistët e pranojnë se imuniteti ndaj ilaçeve është në rritje. Përdorimi i shpeshtë rrit rezistencën, për pasojë i sëmuri ka nevojë të konsumojë më shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave.

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Në veçanti, 73% e individëve gabimisht konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë.

Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522