Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Të hash apo mos të hash darkë, kjo është çështja! Ja çfarë thonë studimet…

$
0
0

Një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se eliminimi i darkës është një zgjidhje e mirë për të bërë gjumë të qetë dhe për më tepër për të mos e rënduar organizmin. Megjithatë kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Atëherë, duhet apo nuk duhet të ha darkë?

Nga studimet e fundit të kryera në Britani, rezulton se njerëzit që eliminojnë darkën kanë më shumë shanse për t’u zgjuar të nesërmen të lodhur dhe pa energji.

Pas studimit të rreth 1000 të pranishmëve, rezultoi se 60 për qind e tyre, që hanin darkë, të nesërmen ishin më shumë energjikë se sa pjesa tjetër që kishte zgjedhur të dobësohej duke eliminuar vaktin e fundit të ditës.

Sipas studiuesve, braktisja e darkës nuk është zgjidhja më e mirë për të rënë nga pesha, pasi gjatë natës, stomaku vijon punën dhe duhet të jetë plot.

Megjithatë, për njerëzit që janë në dietë, ata këshillojnë disa ushqime që në darkë mund t’i konsumojnë më shumë se në ҫdo orë tjetër të ditës. Jo vetëm sepse ndihmojnë të qetësohesh, por edhe sjellin një gjumë më të qetë:

Ja cilat janë disa nga ushqimet që mund të konsumohen për një darkë të shëndetshme:

Kos me fruta

Perime gjysmë të gatuara

Çaj jeshil

Qumësht me mjaltë

Supë me perime

Fileto pule (me perime)

Fruta të stinës

Gjinekologët e ndalojnë depilimin e zonës intime, zbuloni arsyet pse…

Depilimi i zonës intime nuk rekomandohet nga asnjë gjinekolog, e megjithatë femrat vazhdojnë t’i heqin qimet pubike.

Sipas një stidimi të kryer në vitin 2016, u arrin në përfundimin se sa më shumë qime aty poshtë, aq më mirë, pasi depilimi i pjesëve intime lidhej me rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të tilla si herpes, HPV, gonorrea dhe klamidia.

Qimet pubike janë për të mbrojtur lëkurën rreth zonës intime, pasi është shumë e ndjeshme. Janë qimet ato që na mbrojnë nga acarimi ose infeksioni kur kjo zonë është në kontakt me materialet e papërshtatshme, mbathje të djersitura etj. Mënyra më e mirë e depilimit sipas gjinekologëve nuk është ajo me dyll apo lazer, por shkurtimi.

Burimi: Health


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522