Të pasur me antioksidantë, brokoli është aleati kryesor me konsumimin e të cilëve ne arrijmë të mbajmë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht te personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2
Brokoli mund të konsiderohet “armë” kundër diabetit tip 2. Ky perim shumë i rëndësishëm është i pasur me minerale, vitamina dhe antioksidantë, me sulforaphane, kompleks përbërësish i grupit të isothiocyanates që i përkasin familjes me bazë squfurin, i cili është në gjendje të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e universitetit të Gutenbergut, në Suedi, teksa së fundmi kanë publikuar edhe përfundimet e këtij studimi në revistën “Science Translational Medicine”.
Studimi
Anders Rosengren, profesor i Fiziologjisë Metabolike në Universitetin e Gutenbergut, thotë se ka të dhëna shumë inkurajuese lidhur me sulforaphane, ky kompleks përbërësish kimikë, mund të bëhet shumë i rëndësishëm në terapitë aktuale si suplement shëndetësor kundër diabetit tip 2. Studiuesit kanë analizuar efektivitetin e sulforaphanes në 97 vullnetarë me diabet tip 2. Eksperimenti zgjati dymbëdhjetë javë, disa pacientëve i janë dhënë doza të larta të këtij përbërësi, ndërsa grupi tjetër i është nënshtruar thjesht efektit placebo. Në këtë mënyrë studiuesit kanë evidentuar se te pacientët që kanë konsumuar suplementin, (e cila gjendet edhe te brokoli), kanë reduktim mesatar të sheqerit në gjak (glicemisë), gati rreth 10%. Bëhet fjalë për një reduktim të mjaftueshëm, shpjegon studiuesi Rosengren, i cili ndikon në uljen e ndërlikimeve në sy, veshka dhe gjak. Eksperimenti është bazuar në dhënien e një sasie të sulforaphane të përqendruar, 100 herë më i lartë në krahasim me sasinë normale të këtij përbërësi të pranishëm në brokoli. Ndërkohë që për të marrë të njëjtën sasi mjafton të konsumohet rreth 5 kilogram brokoli në ditë. Duhet patur parasysh fakti që diabeti i tipit 2 shfaqet rreth moshës 40 dhe 50 vjeç, me raste më të shumta veçanërisht te personat mbipeshë. Për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 2, ilaçi më i përdorur është metformina, por duhet treguar kujdes pasi ilaçi nuk këshillohet te pacientët që kanë probleme me veshkat. Te këta pacientë organizmi nuk përgjigjet në mënyrën e duhur insulinës, hormonit që kontrollon nivelin e glicemisë, sheqerit në gjak. Për këtë arsye, përqendrimi i sheqerit në gjak rritet, duke rrezikuar aparatin kardiovaskular, veshkat dhe shikimin.
Vlerat ushqyese
Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse ajo heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, di-indolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjenteve kancerogjene. Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime ne stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.
Antioksidantë
Përveç antioksidanteve të përmendura më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë ne fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën te funksionoje siç duhet duke rregulluar-presionin e gjakut.
Vitamina
Kryesisht Zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.
Beta–karoten
Substancat përgjegjëse për ngjyrën e gjelbër te brokoli, vitamina C, beta-karoteni, si dhe vitaminat e minerale te tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj., forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.
Kalcium
Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, brokoli është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat ne gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozën, dobësimin e kockave, dhëmbëve etj., nga mungesa e kalciumit.
Proteina
Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, anti-oksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qenë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllëkun i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.
Minerale
Një mineral i rëndësishëm, kromi, gjendet me bollëk te brokoli, i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulinës dhe rregullon sheqerin në gjak, duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut gjithashtu. Vitaminat, të cilat e bëjnë sistemin tonë të funksionojë si duhet gjenden me bollëk te brokoli, së bashku me fibrat dhe acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.
Hekuri
Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi. Të gjithë përbërësit e pranishëm në brokoli. Ata janë karbohidratet, omega-3 acide yndyrore, proteina, vitaminë A, B kompleks, C dhe E, beta-karotene, kalcium, hekur, magnez, fosfor, krom, kalium mangan, glucoraphanin, di-indolylmethane, zeaxanthin, ujë dhe fibra.