Një infermiere e QSUT ka bërë këtë denoncim në portalin e Nisma Thurje në FB.
Une jam nje punonjese infermiere ne QSUT dhe desha te denoncoj nje akt te shemtuar qe po ndodh me nje urdher te brendshem te arritur ne QSUT. Ka disa kohe qe ka dale nje vendim qe shtreterit e te semureve duhen nderruar maksimumi 2 here ne jave. Vetem ne raste te ralla, me miratimin e kryeinfermieres, mund te nderrohen me shpesh se kaq. Absurditet!
Na vjen turp nga pacientet, sepse me te drejte kerkojne te pakten kushtet minimale te higjenes se qenies njerezore.
Edhe makinat e plehrave lahen cdo dite, kur mbarojne pune.
Ndersa te semuret qe kane me shume nevoje per higjene, nje here ne 3-4 dite.
E turpshme.
Iu premtuan shendetesine falas, iu dhane nderrim carcafesh 2 here ne jave.
Shume ironike. Per nga mashtrimi keta e bejne Suden te duket si Nene Tereza..
Ahhh.. se mos harroj dhe nje gje tjeter. Filluan prape me kete historine e testimit. Na e kane lene per ne daten 25 Korrik, te shtunen. Arsyeja eshte shume e thjeshte. Mbaruan zgjedhjet.
I mbaruan hallet elektorale dhe tani s’ua mban njeri doren per nje spastrim gjeneral. Nuk pyesin as per shkolle, as per gje.
Me pak fjale po i trajtojne te gjithe si dele kopeje, ku ca i duan per qumesht dhe ca per mish…
Anonim ju lutem shume, se s’ia dal dot po me hoqen nga puna… S’kam ku shkoj.