Një person ka hyrë në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës në orën 04:00 të mëngjesit të 19 korrikut duke dëmtuar paisjet dhe duke shkaktuar një dëm në vlerën e miliona lekëve.
Drejtuesja e e spitalit rajonal të Shkodrës Dhurata Uruçi nuk pranon të japë asnjë informacion dhe ka ndaluar edhe punonjësit e urgjencës të japin informacion mbi personin që shkaktoi këtë dëm apo vlerën e saj.
Ky incident mund të kishte vënë në rrezik edhe jetën e bluzave të bardha, për çudi as policia lokale nuk ka dhënë asnjë informacion.
Burime brenda urgjencës së Shkodres bëjnë me dije për “Ora News” se personi në fjalë është paraqitur me probleme shëndetësore në orët e para të mëngjesit, por ka gjetur gjysmën e personelit në gjumë dhe të papërgatitur. Menjëherë ka nisur të shkelmuar pajisjet dhe çdo gjë që ndodhej në sallën e urgjencës duke krijuar gjendje që shihni në këtë foto.
Sipas informacioneve dëmtim ka pësuar monitori i matjes së tensionit dhe defibilatori që shërben për kthimin në jetë të pacientëve të raste sulmesh kardiake.
Mësohet se policia ka mbledhur provat e mjaftueshme dhe gjithashtu ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit për identifikimin e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë./Ora