Falë përbërësve të saj çokollata ka veti anti-inflamatore, ndihmon në humbjen e peshës, parandalon tumoret, si dhe është insulinorezistente, e shumë veti të tjera që ndihmojnë në jetëgjatësinë e çdo njeriu që e konsumon
Një studim ka evidentuar se personat e moshuar që konsumojnë deri në dy filxhanë me çokollatë të ngrohtë në ditë ndihmon për rezultate më të mira në forcimin e kujtesës në krahasim me personat që nuk konsumojnë çokollatë. E gjitha kjo, thekson studimi, besohet se kjo vjen për shkak të përshpejtimit të fluksit të qarkullimit të gjakut në tru. Çokollata jo vetëm është e mirë, por i bën shumë mirë shëndetit. E cilësuar si një qetësues natyral kur bëhet fjalë për ditët e zymta apo me ngarkesë pune, duhet treguar kujdes në rast se konsumohet në sasi të mëdha, në të kundërt nuk përbën asnjë problem. Madje nga konsumimi i çokollatës së zezë përfitimet janë të shumta në shëndet dhe humor të mirë.
Mbron nga sëmundjet e zemrës dhe iktusi
Studimet kanë zbuluar se ngrënia e një sasie të vogël çokollate mbron organizmin nga rreziku i infarktit dhe goditjeve në tru. Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Aberdenit ka treguar se një sasi e caktuar çokollate në ditë redukton me 11% rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe deri në 23% të goditjeve në tru.
Shtatzëni më të sigurt
Të hash çokollatë redukton deri në 69% rrezikun për një sërë sëmundjesh në shtatzëni të njohura edhe si mjaft të rrezikshme, sikurse janë sëmundjet e zemrës. Falë një përbërjeje kimike në çokollatë është e mundur ulja e tensionit vetëm duke e konsumuar atë.
Redukton inflamacionet
Nëse e dashuroni çokollatën, dijeni se 70% e saj përbëhet nga kakaoja, një element i pasur me resveratrol, antioksidant i fuqishëm kundër inflamacioneve.
Ul kolesterolin
Çokollata e zezë përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Teksa zgjidhini çokollatat sigurohuni që ato të jenë çokollatë e zezë deri në 70%, pasi në të kundërt në rast të zgjedhjes së çokollatës me qumësht apo çokollatës së bardhë mund të rrisni nivelin e kolesterolit.
Mbron kundër diabetit të tipit 2
Falë disa përbërësve çokollata mund të rritë rezistencën e insulinës dhe të ndihmojë për të mbajtur të balancuar nivelin e sheqerit në gjak, e cila ndihmon në luftën kundër diabetit të tipit 2.
Ndihmon në përqendrim
Çokollata përmban kafeinë, e cila në sasi të caktuar mund të ndihmojë të përqendrohemi. Një çokollatë me bajame është e pasur me vitaminë E, e jashtëzakonshme për kujtesën.
Lufton depresionin
Përveç kënaqësisë që sjell shumë opinione mjekësore thonë se kakao në çokollatë është e barabartë me disa ilaçe stabilizuese të humorit që përshkruhen nga mjekët. Megjithatë nëse ndiheni nën një stres të vazhdueshëm dhe depresivë, gjithsesi mos merrni vetëm çokollatë, por këshillohuni edhe me mjekun, pasi çokollata nuk shëron 100%.
Në pleqëri ndihmon kundër demenzës
Një studim ka evidentuar se deri në dy filxhanë me çokollatë të ngrohtë në ditë ndihmon të moshuarit për rezultate më të mira në forcimin e kujtesës në krahasim me personat që nuk konsumojnë çokollatë. E gjitha kjo, thekson studimi, besohet se vjen për shkak të përshpejtimit të fluksit të qarkullimit të gjakut në tru.
Përmirëson performancën sportive
Veçanërisht çokollata e zezë me bazë bimore është zbuluar se stimulon rritjen muskulore sikurse vrapuesit e garave. Madje është vënë në dukje se kombinimi i ushtrimeve fizike me çokollatë përmirëson paraqitjen sportive deri në 50%.
Redukton stresin
Studiues zviceranë kanë zbuluar se konsumimi i çokollatës së zezë redukton nivelin e kortizolit, hormonit bazë që shkakton stres. Për të reduktuar stresin mjaftojnë katër kuadrate të çokollatës së zezë, me bazë 75% kakao.
Mbron nga rrezet e diellit
Përfitimet e çokollatës nuk kanë të sosur. Falë përmbajtjes së disa antioksidantëve të quajtur flavanol çokollata rezulton të jetë mbrojtëse për lëkurën tonë nga rrezet UV. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumi i çokollatës me përmbajtje të lartë kakaoje furnizon lëkurën me “mbrojtje mjaft të rëndësishme”.
Bën mirë për “libidon”
Nëse në shtrat gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë, atëherë provoni të konsumoni çokollatën e zezë. Për shkak të një përbërësi në këtë çokollatë rritet “libidoja”, i njëjti emocion që çlirohet gjatë aktit të seksit.
Parandalon tumoret
Çokollata përmban gjithashtu edhe shumë polifenole, substanca natyrale që ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Por edhe në këtë rast nuk duhet të konsumohet në sasi të mëdha, pasi yndyrat në të rrisin shanset për t’u prekur nga tumoret.
Çokollata edhe të dobëson
Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i disa kuadrateve me çokollatë 20 minuta para një vakti bën që truri të prodhojë dy hormone, të cilat shkaktojnë ndjesinë e ngopjes. Kjo automatikisht do të thotë që do të hani më pak bukë dhe rrjedhimisht do të humbisni peshë.
Ndikon në jetëgjatësi
Çokollata rezulton të ketë kaq përfitime shëndetësore, sa moskonsumimi i saj rezulton një mëkat i vërtetë. Falë përbërësve të saj çokollata ka veti anti-inflamatore, ndihmon në humbjen e peshës, parandalon tumoret, është insulinorezistente dhe ka shumë veti të tjera që ndihmojnë në jetëgjatësinë e çdo njeriu që e konsumon. Hani çokollatë për jetëgjatësi.