Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ja azilkërkuesja shqiptare që lindi katërnjakë në Gjermani

$
0
0

Një azilkërkuese shqiptare lindi katërnjakë në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se gruaja lindi tre vajza dhe një djalë me operacion cezerian.

Ajo ishte në javën e 32-të të shtatzënisë.

Fëmijët erdhën në jetë në klinikën universitare në Jena.

Tre fëmijë kanë nevojë për marrjen e një medikamenti, që stabilizon mushkërinjtë.

“Shërbimi mjekësor në Shqipëri nuk është kaq i mirë,” tha Vebi Keta, babai 36-vjeçar i fëmijëve.

Prindërit shqiptarë kishin mbërritur në korrik të këtij viti si azilantë në Gjermani.

Tani bebet do qëndrojnë të paktën tetë javë në klinikë.

Ata quhen Olivia, Amelia, Xhesika dhe Frederik.

Gjermania mbetet vendi kampion në mbarë botën për plakjen e popullsisë, duke lënë pas edhe Japoninë.

Katërnjakët janë diçka shumë e rrallë në këtë vend.

Çdo vit në Gjermani, 12 mijë gra lindi më shumë se një fëmijë, por shumica dërrmuese janë binjakë.

Katër ekipe mjekësh po kujdesen për katërnjakët e shqiptares.

Vierlingsgeburt in Jena

Vierlingsgeburt in Jena

Vierlingsgeburt in Jena


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522