Shkencëtarët thonë se mund të parandalojnë skizofreninë, duke qetësuar sistemin imunitar të trurit.
Skanimet në tru kanë zbuluar një sistem imunitar tejet aktiv tek pacientët dhe personat me rrezik të lartë skizofrenie.
Ekipi i Kërkimeve Shkencore në Britani thotë se do të provojë disa ilaçe anti-inflamatore, që mund të trajtojnë ose parandalojnë sëmundjen.
Sipas BBC, edhe ekspertë të tjerë thonë se studimi është shumë i rëndësishëm për të kuptuar sëmundjen.
Ka gjithmonë e më shumë prova se sistemi imunitar dhe inflamacioni luajnë një rol kyç në skizofreni dhe sëmundje të tjera psikiatrike.