KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Një motoçiklist tha se është shumë me fat që mbeti i gjallë pas një aksidenti, ku iu ngulën dy shifra në qafë.
Hamar Singh Rajput u përplas me motoçikletën e tij në një kamion që po transportonte materiale ndërtimi.
Ngjarja ndodhi në Rajasthan të Indisë.
Ai u dërgua me shpejtësi në spital dhe mjekët u habitën që ai nuk kishte humbur ndjenjat.
“Madje fliste gjithë kohës,” tha një mjek.
Pas një operacioni që zgjati tre orë, shufrat iu hoqën me sukses nga qafa.