Doktor, ç’ndodh nëse myku trajtohet nga vetë gruaja (vajza) në konsultë vetëm me farmacistin (gjë që ndodh rëndom)…?
Nëse pacientët zgjedhin të shkojnë më parë te farmacisti, duhet të dinë që nuk po marrin trajtimin specifik. Jo të gjithë antimykotikët janë specifik për llojin e mykut që mund të ketë individi.
Prandaj bëhet mykograma. Shpesh infeksionet mykotike janë të kombinuara me infeksione bakteriale dhe në këtë rast, mjekimi është i kombinuar.
Trajtimet që jo rrallë këshillohen nga stafi mjekësor janë: shpëlarjet me kamomil, me ujë me sod ose me jod.
A janë të sakta për qetësimin apo mbrojtjen nga myku?
Këto lloj trajtimesh nuk janë specifike. Solucionet e përgatitura me sodë janë problematike, sepse nuk dihet nëse kanë koncentrimin e duhur dhe mund të çojnë deri në rëndim të situatës.
Trajtimi me kamomil është më natyral, më i lehtë, më i pranueshëm.