Gjithmonë e më shumë ekspertët po këmbëngulin në hipotezën se “higjena e lartë”, rrit predispozitën për gjendje alergjike.
Të mbash në qen në shtëpi, mund të ulë rrezikun e astmës deri 15% tek fëmijët tuaj, tregon një studim i fundit i botuar në revitën shkencore “JAMA Pediaric”, në Suedi.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 1 milionë fëmijëve të lindur prej vitit 2001 deri në vitin 2010 në Suedi, që kanë patur të regjistuar një qen ose një kafshë shtëpiake.
Qëndrimi pranë qenit në vitin e parë të jetës, ul më 15 % predispozitën ndaj azmës, ndërkohë për ata që janë rritur praninë e një kafshe tjetër, si ato të fermave, rreziku ulet deri në 52 %.
Sipas kësaj hipotezë të higjenës, ekspozimi i hershëm nga mikrobeve dhe parazitëve, lejon zhvillimin e sistemit imuntar në mënyrë të duhur për t’u mbrojtur në të ardhmen.
Dr. Tove Fall, nga Universiteti “Uppsala” në Suedi që ka ndjekur studimi shprehet se: “ Studimet e mëparshme kanë tregur se të rritesh në një fermë, ul me mbi 50 % rrezikun nga astma dhe alergitë. Në këtë studim, donim të zbulonim nëse kjo lidhje ishte e vërtetë edhe për fëmijët që rriten me qen në shtëpi.”
“Studimi ynë vërtetoi që ka një efekt. Kemi parë që fëmijët që rriten më një qen në shtëpi kanë gjithashtu dhe 15% më pak astmë se fëmijë e tjerë.“, përfundon ai./tvklan.al