Shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Moikom Zeqo është i sëmurë rëndë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Dita.
Ish-ministri dhe ish-deputeti vuan nga leuçemia kronike.
Por e përditshmja shkruan se pavarësisht se ai duhet shtruar në spital, tek Onkologjiku, atje nuk ka një vend.
“Moikomi shkoi me çanta në duar në dyert e Onkologjikut, dhe pasi ndenji gjithë ditën, i thanë të kthehet në shtëpi e të presë se do ta lajmërojnë kur të hapet një vend. Kur për një njeri publik si Moikimi nuk tregohet as kujdesi minimal, përfytyroni se ç’ndodh me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi,” shkruan gazeta.
Por a duhet trajtuar në mënyrë të veçantë ai?
Sipas gazetës, kjo letër e hapur nuk synon që Zeqon ta mbajnë me hatër.
Në gazetë bëhet thirrje që ai të kurohet edhe jashtë vendit.