Një fëmijë për pak sa nuk vdiq pasi kafshoi një nga kapsulat që futen në lavatriçe.
Vogëlushja Jenny Maher gëlltiti lëngun brenda kapsulës dhe përfundoi në spital, duke luftuar për jetën.
Ngjarja ndodhi në Dublin.
Mjekët thanë se fakti që mamaja e vajzës, Sarah, kishte bërë një kurs të ndihmës së parë dhe që e dërgoi vajzën shpejt në spital, ndihmuan që ajo të mbetet e gjallë.
Babai i vajzës tha se ishte e frikshme.
“Rrugët e ajrit i ishin mbyllur dhe nëse nuk do e dërgonim shpejt në spital, nuk do ishte me ne sot”.