Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ruajeni veten nga këta karcinogjenë vdekjeprurës

$
0
0
Pas lajmit që Organizata Botërore e Shëndetit dha në lidhjen midis konsumimit të mishit të përpunuar dhe zhvillimit të kancerit, është bërë një çështje e rëndësishme që të identifikohen karcinogjenët vdekjeprurës të jetës së përditshme.

Së pari ne duhet të dimë se çfarë është një karcinogjen. Një karcinogjen është çfarëdo substance radionukleide, ose rrezatim që është një agjent drejtpërsëdrejti i përfshirë në shkaktimin e kancerit.

Disa karcinogjenë kanë qenë të identifikuar prej vitesh të tilla si azbesti, tymi dalës i makinave me naftë, rrezatimi në forma të ndryshme, puna me orar të natës, duhani si dhe pijet alkoolikedhe sigurisht eleenti më i ri i zbuluar-mishi i përpunuar.

Këtu janë disa nga shembujt e kancerogjenëve që na rrethojnë në jetën e përditshme:

Infeksionet paraprakisht të shkaktuara nga agjentët biologjik.

Agjentët biologjik duke përfshirë verdhëza e tipit B dhe C si dhe lloje të ndryshme të papillomavirusëve njerëzor janë një nga shkaktarët e kancerit. Sëmundjet infektive janë llogaritur të shkaktojnë më tepër se 20% të kancerëve në shtetet në zhvillim.

Trikloroetileni

Trikloroetileni, një tretës industrial i përdorur edhe në produktet për konsumatorë. Njëherë e një kohe i përdorur si një anestetik tani ai shfaqet në ujërat nëntokësore të kontaminuara. Shkakton kancerin e veshkës dhe është i lidhur ngushtë me Non-Hodgkin lymphoma dhe kancerit e mëlçisë.

Pluhuri i silicit

Pluhuri i silicit, kristaline, në formë të kuarcit ose kristobalite, i përdorur gjerësisht në shkrirjen e konstruksionit, tunelimit si dhe në punët që kanë të bëjnë me prerjen e gurëve. Shkakton kancerin e mushkërive.

Vajra rreshpore

Vajrat rreshpore janë të minierave dhe kur përpunohen mund të jenë prezente në një rang të rreziqeve si një naftë e papërpunuar. Shkakton në veçanti kancerin e lëkurës.

Gazi radon

Gazi radon që gjendet në natyrë shkakton kancerin e mushkërive. Përllogaritet që radoni rezidencial mund të shkaktojë deri në 14% të kancerit të mushkërive. Megjithatë, gazi i radonit në nivele të rrezikshme mund të jetë prezent edhe në markete, zyre si dhe fabrikat nëse aty nuk ka ventilim efektiv dhe izolimin e dyshemeve dhe mureve.

Benzeni

Benzeni përdoret si një tretës në industrinë kimike dhe farmaceutike dhe është prezent në benzinë, tymrat dalëse të makinave, ngjitësa dhe produkte ngjitëse. Industria e naftës dhe gazit mund të prodhojë benzen gjatë përpunimit dhe mund të ndotë furnizimet me ujë.

Acidi Aristoloshik

Acidi aristoloshik gjendet në bimën Birthwort dhe është përdorur gjatë në mjekësinë bimore kineze gjithashtu i kultivuar si në bimë orientale. Shkakton kancere të traktit të sipërm urinar.

Kromi VI

Kromi VI kur është i përpunuar përdoret në zbardhues tekstili, ngjyra, bojëra si dhe plastikë gjithashtu për ngjyrosjen dhe lustrimin e metaleve.Shkakton kancere të mushkërive, hundor dhe të sinusit.

Beriliumi

Beriliumi gjendet në natyrë dhe është i minuar për përdorim në aliazhe, reaktor nuklearë si dhe në mikro-elektronikë. Në të kaluarën, është përdorur në ndriçimin fluoreshent si dhe në valvula të radios – ku herë pas here nivele të ulta të ekspozimit mund të prekin për ata njerëz që riparojnë pajisje të vjetra – gjithashtu edhe në protetikën dhëmbore. Bashkëdyzime të beriliumi janë të lidhura me kancerin e mushkërive.

Mjegulla të acidit sulfurik

Mjegullat e acidit sulfurik përdoren në bërjen e fertilizerëve, në prodhimin e ushqimit, baterive, shkrirjes së bakrit dhe zairet. Ato shkaktojnë kancerin e mushkërive.

Kujdes nga kanaçet

Kanaçet janë të veshura me bisfenol-A (BPA). Është një estrogjen artificial. Pasi estrogjeni artificial përshkon trupin tuaj, ai bën kërdinë duke çrregulluar prodhimin normal të hormoneve tuaja. Studimet tregojnë që mund ta shkaktojë kancerin e gjirit

Fthalates

Fthalates janë kimikate që përdoren për ta bërë plastikën më lehtësisht të përpunueshme. Këto e ulin nivelin e testosteroneve dhe e rrisin nivelin e estrogjenit… që mund të shkaktojë kancerin e gjirit ose të prostatës.

Kujdes me “kancerin e detit

Duket e çuditshme por ne duhet të kontrollojmë nivelin e merkurit që peshqit e përmbajnë. Ky metal i rëndë është toksik për sistemin nervor, mushkëritë, veshkat… Dhe shkakton rritjen e tumoreve në minjtë e laboratorit.

Sapunët antibakterialë

Sigurisht sapunët antibakteriale mund të mbysin bakteret por mund të shkaktojnë rezistencë te bakteret e E. Coli dhe salmonella. Studimet kafshërore tregojnë që ky kimikat mund ta shkaktoj kancerin në minj.

Është e pamundur të evitojnë të gjithë karcinogjenët që janë rreth nesh. Por këta janë hapa të lehtë për ty që ta zvogëlosh rrezikun për kancer. Ato mund t’ju duken të vogla, por të gjitha së bashku mund të jenë një rrezik i madh për kancer. Ju duhet të shtoni antioksidantët në dietën tuaj ushqimore në mënyrë që të balanconi rrezikun. Një opsion i shëndetshëm është parandalimi, kështu që duhet të jemi pak më të kujdesshëm me “detajet e vogla” dhe të bëjmë një jetë të lumtur, të gjatë, të shëndetshme./wespeakscience.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522