Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Në çfarë temperature ta pimë ujin? Ja efektet në organizëm

$
0
0

largea_cuni-tu-pi-ilace-dhe-me-uje1391421416Gjithkush e di se uji është i mirë për shëndetin, por shumica nuk e dinë se temperatura e ujit që ju pini është ajo që bën diferencën.

Nëse konsumoni ujë të ngrohtë herët në mëngjes, pa ngrënë akoma asnjë vakt, është më mirë se të pini ujë të ftohtë.

Edhe pse uji i ftohtë do t’ju kënaqë më shumë, trupi juaj do të duhet të shpenzojë energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në temperaturë normale.

Pirja e ujit të ngrohtë (një filxhan) në mëngjes është më e dobishme për shëndetin tonë dhe kjo inkurajon hidratimin e duhur dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës.

Këto janë vetëm disa përfitime që ka trupi nga konsumimi i ujit të ngrohtë në mëngjes.

Redukton dhimbjet në trup: Nxehtësia do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kapilarë duke relaksuar nervat dhe muskujt në trup e në të njëjtën kohë duke minimizuar stresin dhe tensionin.

Ngadalëson plakjen: Një nga arsyet pse plakemi është për shkak të dëmtimit të qelizave nga toksina që hyjnë në trupin tonë nga mjedisi dhe ushqimi që na rrethon. Uji i ngrohtë do të eleminojë toksinat nga organet tona duke spastruar mbeturinat nga trupi. Hidratimi shtesë që ofron ujë të ngrohtë, do të rinovojë lëkurën duke e bërë atë më elastike dhe të shëndetshme.

Rregullon peshën: uji i ftohtë ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul temperaturën e trupit, ndërkohë që uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin duke stimuluar humbjen e peshës.

Nëse konsumoni ujë të ngrohtë në mëngjes, veshkat do të funksionojnë më mirë duke ndihmuar trupin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles